Flash

Ambasada Amerikane: SHBA e përkushtuar që të ndimojë Shqipërinë në forcimin e shtetit ligjor

Lapsi.al 20 November 2019
Ambasada Amerikane: SHBA e përkushtuar që të ndimojë

“Amerika është e përkushtuar ta ndihmojë Shqipërinë në forcimin e shtetit ligjor dhe qeverisjes së saj”. Ky ka qenë mesazhi i qartë i të Ngarkuarës me Punë, Leyla Moses-Ones në një aktivitet për fuqizimin ekonomik e personave me aftësi të kufizuar.

Mes të tjerash zyrtarja amerikane theksoi se Amerika është e vendosur të ndihmojë në krijimin e kushteve për një rritje ekonomike gjithëpërfshirëse në Shqipëri.

“?? | “Qeveria e Shteteve të Bashkuara, përmes USAID-it, mbështeti projektin EEPD sepse Amerika është e përkushtuar ta ndihmojë Shqipërinë në forcimin e shtetit ligjor dhe qeverisjes së saj, dhe Amerika është e vendosur të ndihmojë në krijimin e kushteve për një rritje ekonomike gjithëpërfshirëse në Shqipëri. Ky angazhim për Shqipërinë pasqyron gjithashtu disa ligje amerikane, të cilat urdhërojnë që personat me aftësi të kufizuara të jenë në gjendje të punojnë në mënyrë të barabartë me anëtarët e tjerë të shoqërisë, në një mjedis të hapur dhe gjithëpërfshirës. Këto janë edhe të drejta themelore të njeriut, të cilat SHBA i përqafon dhe nxit dhe që Shqipëria i bashkëndan”. E Ngarkuara me Punë, a.i. Leyla Moses-Ones në aktivitetin përmbyllës të projektit “Fuqizimi Ekonomik i Njerëzve me Aftësi të Kufizuara” i Fondacionit Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar”, thuhet në mesazhin e Leyla Moses-Ones, të cilin ambasada e ka publikuar në faqen e saj zyrtare në ‘Facebook’.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI