Flash

Personazhet meshkuj që lyejnë thonjtë

Lapsi.al 19 November 2019
Personazhet meshkuj që lyejnë thonjtë

Përgjatë këtyre muajve, A$AP Rocky është vetëshpallur fans i manikyrit. “Mendoj se burrat duhet të jenë të lirë të lyejnë thonjtë pa u ndjerë femërorë,” tha ai për Vogue, teksa thonjtë i kishte të dizenjuar me motivet e Prada vjeshtë 2019. Duke theksuar se manikyri shërben për të shprehur veten dhe jo identitetin gjinor, fiksimi i ri i reperit shënjon një etapë të re në botë e bukurisë; gjithashtu shërben si momenti për të vlerësuar burrat që denjuan të lyenin thonjtë para tij.

Në ditët e arta të rock and roll, burrat me thonj të lyer gjendeshin kudo. Thonjtë blu të David Bowie binin në kontrast me flokët e kuq, ndërsa vijat e zeza në thonjtë e Steven Tyler u kthyen në tipar identifikues për solistin e Aerosmith. Këta emra shtruan rrugën për ikonën e grunge, Kurt Cobain i Nirvana, që i mbante thonjtë e zinj si mos më keq. Në rininë e tij, Johnny Depp mori shembull nga idhulli i tij Keith Richard dhe i leu thonjtë gjithashtu keqazi, ngjyrë blu elektrike. Seal, nga ana tjetër, i mirëmbante thonjtë e tij të gjelbër.

Thonjtë e lyer dhe të mirëmbajtur po kthehen në diçka normale për burrat e famshëm. Gjatë Met Gala 2019, Harry Styles i kishte thonjtë të zinj me detaje bojëqielli. Marc Jacobs në bashkëpunim me artisten e thonjve Mei Kawajiri solli dizenjo fantastike. Si dhe, reperi nga Puerto Rico, Bad Bunny, i cili ka dalë gjithmonë publikisht me thonj të lyer. “Nuk po u them njerëzve të lyejnë thonjtë, flokët a të bëjnë këtë apo atë,” tha muzikanti. “Po u them bëni çfarë ju fal lumturi dhe mos e kufizoni kurrë veten.”

Të këshilluara

Filmat horror më të mirë

Të jesh me dikë është goxha e vështirë. Sidomos në filma horror ku forca njerëzore, mbi njerëzore, okulte, psikoseksuale a të tjera, bëjnë çmos që t...

16:39

Rikthehet West Side Family me këtë këngëtar

West Side Family është një nga grupet shqiptare që mori famë nga kompeticioni i muzikës “Kënga Magjike”. Shumë këngë me të cilat ata morën pjesë në këtë fest...

14:10

29 vjeçarja me pasaportë false të Kim K

Një 29 vjeçare kolumbiane kishte përdorur foton e yllit të Instagramit Kim Kardashian në pashaporten e saj fallco.  Gruaja që vizitonte Këlnin u paraqit me  kë...

12:45

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI