Flash

Karikaturat/ Si po shndërrohen në qesharakë ndërkombëtarët e Tiranës

Lapsi.al 19 November 2019
Karikaturat/ Si po shndërrohen në qesharakë
Shpallja "non grata" nga presidenca e një ambasadori që i tregoi gishtin e mesit protestuesve, të cilëve qeveria donte t'u prishte shtëpitë si pasojë e një afere korruptive, ishte pika që derdhi gotën, në procesin e qesharakëzimit të shumë prej diplomatëve të huaj në Tiranë. Në këtë gjashtëvjeçar të sundimit së Rilindjes, shumë prej tyre e kanë humbur rolin e arbitrit, për të veshur kostumin e lakenjve të pabesueshëm. Romana Vlahutin e filloi procesin e reformës në drejtësi me thirrjen që ajo të bëhej pa opozitën. Donald Lu, në kulmin e lulëzimit të drogës, e quajti luftën kundër saj një histori suksesi. Ata bashkë u bënë lolo me premtimet për të goditur peshqit e mëdhenj dhe asgjesuar 40 grupimet kriminale. Ata pranuan parlamentin monist, përkrahën kllounët e opozitës së re që votojnë në çdo rast si qeveria, duartrokitën votimet një partiake të 30 qershorit edhe kur në to kandiduan përfaqësues të grupeve të krimit, që u zbuluan më pas. Ata nuk gjetën dot një fjalë për përgjimet skandaloze të publikuara nga BILD, për vjedhjen e votave dhe as për mashtrimet në emër të autoriteteve amerikane. Përkundrazi, mbështetën me sa mundësi patën kamikaze si Arta Marku apo Arta Vorpsi për t'u zgjedhur në krye të institucioneve të drejtësisë së re.

Andi Bushati:Rama, një diktator më shumë me mbështetje amerikane

Të gjitha këto mëkate, që nuk mund t'i shpëtojnë syrit të një shqiptari të zakonshëm dhe që i kanë shtyrë shumë qytetarë  drejt rrugës së azilit me humbjen e shpresës se ky vend mund të bëhet. Ato ua kanë zbehur përfaqësuesve të komunitetin ndërkombëtar rolin e një garanti se punën do të shkojnë më mirë. E gjithë kjo sagë, më shumë sesa në qindra artikuj apo mijëra fjalë, është pasqyruar në formën më të gjetur, atë të humorit, në artin e talentuar të Bujar Kapexhiut. Lapsi.al i është kthyer edhe njëherë thumbimeve më të spikatura të tij, për të bërë një tablo të asaj që ka ndodhur. ©Lapsi.al   Résultat de recherche d'images pour "kapexhiu palmer" Résultat de recherche d'images pour "kapexhiu Vlahutin" Résultat de recherche d'images pour "kapexhiu lu" Résultat de recherche d'images pour "kapexhiu lu" Résultat de recherche d'images pour "kapexhiu Vlahutin" Résultat de recherche d'images pour "kapexhiu Vlahutin" Résultat de recherche d'images pour "kapexhiu lu" Résultat de recherche d'images pour "kapexhiu borchardt" Résultat de recherche d'images pour "kapexhiu borchardt" Résultat de recherche d'images pour "kapexhiu borchardt"

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI