Flash

Grabitja në Rinas/ Zbulohen dy shuma të tjera parash, 5 mijë euro i gjenden Elton Piklit

Lapsi.al 19 November 2019
Grabitja në Rinas/ Zbulohen dy shuma të tjera parash, 5 mijë euro

Policia ka zbuluar dy shuma të tjera parash të grabitjes së ndodhur në aeroportin e Rinasit, më 9 prill 2019.

Policia i ka gjetur shumën prej 5 mijë eurosh shtetasit Elton Pikli, që është një prej të arrestuarve, si autor i dyshuar i super-grabitjes. Ndërkohë, një shumë tjetër i është gjetur babait të Renaldo Sulës, edhe ky i arrestuar për grabitjen.

Paratë e gjetura kanë rezultuar se i përkasin një prej bankave të nivelit të dytë.

Nga ana tjetër, gazetarja Lala raporton se gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë për marrjen e kampionit për të bërë analizën e ADN për Elton Piklin dhe Oltian Veselin, ndërsa ky i fundit kishte refuzuar të jepte kampionin për ADN.

NGJARJA 

Super-grabitja ndodhi më 9 prill të këtij viti brenda aeroportit të Rinasit, teksa lekët ngarkoheshin në avion. Autorët morën thasët me 6 milionë euro dhe u larguan, por u përplasën me armë me policinë. Gjatë përlasjes, mbeti i vrarë Admir Murataj.

Ndërkohë nga policia janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar: Oltion Veseli, Alkond Bengasi, Renaldo Sula, Elton Pikli, Saimir Cela dhe shtetasi nga Kosova, Ragip Hajdini. Alkond Bengasi është bërë dëshmitar i drejtësisë dhe ka dhënë dëshmi që i shërbejnë zbardhjes së supergrabitjes.

Të këshilluara

Probleme me zemrën, Vuçiç del nga spitali

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka lënë ambientet e spitalit ku u shtrua të premten (15 nëntor) për shkak të problemeve me zemrën, ndërsa sot është rithy...

18:19

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI