Flash

Gati kallëzimi penal ndaj Ardian Dvoranit, Presidenca e dorëzon në Prokurori në 14:30

Lapsi.al 19 November 2019
Gati kallëzimi penal ndaj Ardian Dvoranit, Presidenca e dorëzon

Ashtu siç e paralajmëroi, Presidenti Ilir Meta do të kallëzojë sot penalisht kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, për shpërdorim detyre.

Padia për ndjekjen penale të Dvoranit do të dorëzohet në Prokurori, në orën 14:30 lajmëron News 24.

Meta u përplas me Dvoranin për procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, teksa tha se përzgjedhja po bëhet në mënyrë mafioze, duke e cilësuar kreun e KED një ushtar të verbër të partisë.

Meta tha mbrëmjen e kaluar në një studio televizive se Dvorani është i vetmi shembull që pritet për të rikthyer besimin tek Reforma në Drejtësi.

“Ai do bëhet shembull dhe ai është i vetmi shembull që pritet për të rikthyer besimin te reforma në Drejtësi në mënyrë që asnjë të mos tallet më siç është bërë në këto dy vite. Shkelja është flagrante, dëmi është i madh. Janë këta përgjegjës dhe është ai përgjegjës që u hap ky debat. Unë si Presidenti Republikës nuk bëj shaka”, deklaroi Meta.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Zbulohet raporti/ Si tentoi Dvorani të fuste në kurth Metën 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI