Flash

Gafa e Ramës/ Futi Kosovën në hartën e Serbisë. Furtunë në Prishtinë, jehonë në Beograd

Lapsi.al 19 November 2019
Gafa e Ramës/ Futi Kosovën në hartën e Serbisë.

(E perditesuar me deklaratat e reja)- Ashtu sikurse pritej skandali i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, me hartën e publikuar në faqen e tij në të cilën Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë, nuk ka kaluar pa u raportuar edhe ne mediat serbe. “Kosova është në shok”, shkruan B92, duke iu referuar reagimeve që kjo gafë ka ngjallur në Prishtinë. I pari që ka reaguar ka qenë zyrtari i LDK’së, Arben Gashi, i cili ka pyetur Ramën se ku është Kosova. “I pa dashtun kryeministër, ku është Kosova??”, ka shkruar Gashi në faqen e tij zyrtare në facebook.

Historiani Jusuf Buxhovi i pyetur nga Gazeta Express lidhur me këtë çështje është shprehur se kjo nuk është asgjë e re, duke e pasur parasysh kursin e qeverisë Rama në raport me Kosovën.

“Asgjë e re dhe e jashtëzakonshme nëse kihet parasysh kursi i Tiranës zyrtare, veçmas qeverisë Rama, viteve të fundit në raport me Kosovën, ku bie në sy përpjekja që të bëjë pazare me Serbinë në dëm të saj”, ka thënë Buxhovi.

Duke komentuar skandalin e fundit të kryeministrit të Shqipërisë me hartën e Kosovës brenda territorit të Serbisë, Buxhovi tha se nuk duhet të përjashtohet mundësia që Edi Rama të shpallet “persona non grata” në Kosovë. “Veprimi më i ri i Ramës, duhet parë si pjesë e komplotit politik kundër shtetit të Kosovës për interesat serbo-ruse në rajon, që nga politika e Kosovës duhet ndalur sa më parë dhe me të gjitha mjetet pa përjashtuar mundësinë që ai të shpallet persona non grata”, ka thënë Buxhovi.

 

 Ndërsa profesori universitar, Milazim Krasniqi, pretendon se kryeministri Rama nuk gaboi me hartën, por ai deshi t’i provokonte kosovarët rreth idesë së tij me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, për Minishengen. Sipas Krasniqit, me këtë rast Rama ka përcjellë idenë e tij arrogante se nëse nuk e doni miniShengenin, atëherë ju jeni në Serbi.

“Edi Rama nuk ka gabuar me hartën, ai thjesht ka provokuar. Kushdo që e njeh stilin e tij arrogant e hakmarrës, e ka lehte ta kuptojë këtë provokim të tij të radhës. Me këtë rast Rama ka përcjellë idenë e tij arrogante: nëse nuk e doni miniShengenin, atëherë ju jeni në Serbi. Kjo është e tëra. As mos e akuzoni, as mos e mbroni. Ai është i atillë. Siç më tha para pak ditësh në Tiranë, një shok i tij i shkollës, detyra e Ramës është vetëm shkatërrimi. Ka një njoftim të qartë në Shpalljen finale Hyjnore për udhëheqësit mizorë, pra, se cilëve popuj u hipin udhëheqësit mizorë mbi krye”, ka shkruar ai.

Ka reaguar gjithashtu edhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i cili e ka quajtur një akt flagrant të tradhtisë kombëtare. ‘Zografi bis në një akt flagrant të tradhëtisë kombëtare fshin Kosoven si shtet i pavarur dhe e paraqet atë si territor të Serbisë! ka shkruar Berisha duke ripostuar edhe hartën e publikuar nga kryeministri.

Image

Rama sot në faqen e tij zyrtare, teksa ka publikuar një video ku tregonte për një investim për furnizim me ujë, ka përdorur një hartë në të cilën Kosova është pjesë e hartës së Serbisë.

Lexo më tej:

Rama tërhiqet/ Fshin urgjent hartën ku Kosova përfshihej brenda Serbisë

Megjithatë, duke parë një skandal të tillë, Rama ka ndërhyrë duke edituar videon, dhe duke e shkurtuar atë për të mos u parë e gjithë harta, Por ndonëse midis gafës fillestare dhe ndreqjes së saj pas reagimeve të mëdha në Prishtinë, nuk kaloi jë kohë e gjatë, ajo qe e mjaftueshme për të mos i shpëtuar syrit të mediave serbe (shiko poshtë).

©Lapsi.al 

Raportimi i B92

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI