Flash

U shtrua në spital pas problemeve me zemrën, ç’ka ndodhur me Vuçiç këtë të hënë

Lapsi.al 18 November 2019
U shtrua në spital pas problemeve me zemrën, ç’ka ndodhur

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka dalë nga spitali, ku ishte shtruar për shkak të problemeve në zemër, raportoi transmetuesi publik serb, RTS.

Sipas burimit të njëjtë, gjendja shëndetësore e Vuçiçit është stabile.

Zyra e tij ka thënë se presidenti është shtruar në spitalin ushtarak të Beogradit më 15 nëntor, si pasojë e “problemeve kardiovaskulare”. 

“Mjekët ia shpëtuan jetën të premten”, ka thënë ministri serb i Shëndetësisë, Zllatibor Llonçar.

“Kur është pranuar, është vlerësuar se jeta e tij është në rrezik”, ka shtuar ai.

Vuçiç, 49-vjeçar, ka thënë se do të kthehet në punë ditën e hënë. Kjo është hera e parë që zyrtarisht zbulohet se Vuçiç vuan nga problemet në zemër, shkruan rel.

Ai është president i Serbisë që nga viti 2017 dhe është përballur me akuzat për frenimin e lirisë së mediave dhe të demokracisë..

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI