Flash

Thirrjet 'Rama ik' në stadium/ Basha-kryeministrit: Dëgjoje jehonën, hap krahun për zgjedhje të lira

Lapsi.al 18 November 2019
Thirrjet 'Rama ik' në stadium/ Basha-kryeministrit: Dëgjoje

Nga Lezha ku po takon fermerët në kuadër të 'Rrugëtimit për Shqipërinë', Lulzim Basha komentoi ovacionet dhe  thirrjet e tifozëve mbrëmë në stadium në sfidën e Shqipërisë kundër Francës, ndërsa shtoi se kryeministri Edi Rama duhet të dëgjojë jehonën e tyre. Sipas tij,  shefi i qeverisë duhet të hapë krahun për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Stadiumi/ Pse e goditën Ramën në “Arenën” e tij 

“Kjo qeveri e ka braktisur tërësisht fermerin dhe zhvillimin rural dhe këtë e shohim çdo ditë. Presion që ndjejnë nga shtetit, i ka shtyrë ata drejt braktisjes totale të këtij sektori. Kam ardhur për t’u thënë se nuk ka nevojë të jetë kështu. Jehona e zërit tuaj ka rëndësi. Të gjitha e dëgjuam jehonën e shqiptarëve. Mesazh i qartë për Ramën që të hapë rrugën për zgjedhje të lira e të ndershme që janë dhe zgjidhja e krizës që ka pllakosur. Bujqësia prioritet në buxhetin e shtetit. Rama jep 120 milion euro për 10 oligarkë, për fermerët vetëm një të dhjetën” - tha Basha.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/11/rama-ik-ne-stadium.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI