Flash

Pas Metës edhe Kryemadhi sulmon kreun e KED: Dvorani është i kapur nga mazhoranca

Lapsi.al 18 November 2019
Pas Metës edhe Kryemadhi sulmon kreun e KED: Dvorani është i

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi thotë se kreu i KED, Ardian Dvorani është kapur nga mazhoranca. Në një komunikim me gazetarët pas kthimit nga Amerika, kryetarja e LSI thotë se kapja e KED nga mazhora ka krijuar krizën politike ku jemi sot.

"Shkelja e ligjit të zotit Dvronani sa i përket shpalljes dhe publikimit në fletoren zyrtare është një proces për të cilin ajo është një zgjedhje që ka bërë presidenti për ta cuar më tutje.

Nuk janë të rastësishme të gjithë veprimet dhe kapjet që ka kërkuar të bëjë mazhoranca dhe kryeministri Rama.

Mos ngritja e gjykatës kushtetuese për më shumë se dy vite, bllokimi i ngritjes së KED, në mënyrë që KED të drejtohej nga një i besuar i Ramës.

Situata ekonomike dhe kriza ekonomike që ka ndërtuar zoti Rama e ka bërë të pavëmendshme opinionin pubolik ndaj kapjes dhe përdorimit të instrumenteve të ndryshme për kapjen e sistemit dhe reformës në drejtësi.

Mos publikimi i dekreteve të presidentit në fletoren zyrtare dhe publikimi i një shpallje të KED tregon haptazi sesi është përdorur dhe përdoret sistemi i drejtësisë dhe tregon se lidhja e Dvornait dhe kapja e Dovranit nga mazhoranca nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë prodhuar atë krizë politike që jemi sot", tha Kryemadhi.

Kryemadhi përcolli edhe mesazhin dhe qëndrimin që Amerika ka ndaj Shqipërisë.

"Zbatimi i kushtetutës dhe larg duart e politikës nga sistemi i drejtësisë"

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

Me sytë katër

PAPARAZZI