Flash

Meta përzë ambasadorin e OSBE, Balla: Gjendja ku ka degraduar kreu i shtetit, për të ardhur keq

Lapsi.al 18 November 2019
Meta përzë ambasadorin e OSBE, Balla: Gjendja ku ka degraduar kreu i

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar aktin e presidentit Ilir Meta për të shpallur të “padëshiruar” në ambientet e presidencës, ambasadorin e OSBE në Shqipëri, Berndt Borchard. I ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, Balla tha se gjendja ku ka degraduar presidenti është për të ardhur keq. “Thirrje Metës, të kthejë në shina institucionin. Borchardt ka reaguar pasi qytetarët e fyen. Ai është një përfaqësues i OSBE dhe duhet respektuar. Ambasadori ka një histori të gjatë në Shqipëri. Gjendja ku ka degraduar presidenti, për të ardhur keq.”-tha Balla.

Ditën e sotme, presidenca njoftoi se presidenti Ilir Meta ka shpallur si të padëshiruar ambasadorin e OSBE në Tiranë, Berndt Borchard në institucionin e presidencës.. Kjo lëvizje lidhet me dy arsye që sipas Metës e bëjnë Borchardt të padëshiruar.

E para, sipas Metës, sepse Borchardt vuri në diskutim Dekretin e Presidentit për zgjedhjet vendore në Shqipëri në qershor 2019. Dhe e dyta, sepse Borchard i tregoi publikisht gishtin qytetareve shqiptare, teksa protestonin lirimin e protestuesve të Unazës së Re.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI