Flash

Meta: Alvin Berisha u shpëtua falë gazetarisë profesionale, të ngrihen urgjentisht qendra rehabilitimi

Lapsi.al 18 November 2019
Meta: Alvin Berisha u shpëtua falë gazetarisë profesionale,

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka përmendur rastin e vogëlushit shqiptar, Alvin Berisha, i shpëtuar pak javë më parë nga kampi i tmerrit “Al Hol” në Siri, teksa ka folur në konferencën ndërkombëtare me temë “Feja si instrument i paqes”.

Në fjalën e tij, Kreu i Shtetit Shqiptar deklaroi se i gjithë opinioni u trondit nga rasti i Alvinit, ndërsa shtoi se ai u shpëtua falë gazetarisë profesionale të huaj dhe vendase.

Më tej, Meta deklaroi se duhen ngritur urgjentisht qendra rehabilitimi për t’iu ardhur në ndihmë personave që shpëtohen nga kampet e luftës, në mënyrë që të përballojnë traumat e përjetuara.

“Në Siri gjenden shumë gra e fëmijë shqiptarë. I gjithë opinioni u trondit nga vogëlushi Alvin Berisha. Falë gazetarisë profesioniste të huaj e vendase, ky rast u zgjidh.

Duhen ngritur urgjentisht qendrat e rehabilitimit që persona të tillë të rehabilitohen. Viktima të tilla duhen përkrahur, që të bëhen pjesë e shoqërisë, pranë familjeve të tyre”, deklaroi Meta.

Më tej, Kreu i Shtetit deklaroi se gjuha shqipe ka një fjalë të artë dhe që është e vështirë të gjejë përkthim në çdo gjuhë të botës, dhe që është fjala “BESA”.

“Gjuha shqipe ka një fjalë të artë, që është “BESA”, fjalë unike, që vështirë të gjejë përkthim në çdo gjuhë të botës. Kjo përfaqëson frymën, shpirtin dhe karakterin e kombit tonë. Shqipëria ishte i vetmi vend në Evropë, ku në fund të Luftës së Dytë Botërore, numri i hebrenjve ishte më i madh se në nisje të luftës”, tha Meta.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI