Flash

Bill Gates kryeson listën si më i pasuri në botë, lë pas Jeff Bezos

Lapsi.al 18 November 2019
Bill Gates kryeson listën si më i pasuri në botë, lë

Bill Gates tejkaloi Jeff Bezos si personi më i pasur në botë. Gates rimori fronin e tij me një pasuri neto prej 110 miliardë dollarë, sipas Bloomberg Billionaires Index.

Bashkëthemeluesi i Microsoft u rikthye në vend të parë pas dy vitesh. Ai arriti në krye muajin e kaluar pasi Amazon njoftoi se fitimet e tij për tre muaj ranë në shtator me 28% në krahasim me vitin e kaluar. Por qëndrimi i Gates në krye ishte jetëshkurtër.

Por ai rimori epërsinë pasi aksionet e Microsoft janë rritur me rreth 48% këtë vit, gjë që ndihmoi në rritjen e vlerës së aksioneve të tij në kompani.

Në tetor, Microsoft mundi Amazon duke nënshkruar një kontratë informatike prej 10 miliardë dollarësh me Pentagon.

Bezos i dha aksionet bashkëshortes së tij prej 25 vitesh këtë dit duke bërë që të ardhurat e tij të uleshin ndjeshëm.

Tani ai mban vendin e dytë me një vlerë neto prej 108,7 miliardë dollarë.

Të këshilluara

Taulanti jep lajmin se do të bëhet baba

Duket se familja Xhaka e ka nisur mbarë këtë vit, pasi pas Granit Xhakës i cili u bë me vajzë, edhe Taulant Xhaka do të bëhet baba. Lajmin e ka bërë të ditur...

10:21

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI