Flash

TCH: PD i thotë “po” OSBE-së, do të marrë pjesë në tryezën e Reformës Zgjedhore

Lapsi.al 17 November 2019
TCH: PD i thotë “po” OSBE-së, do të marrë

Partia Demokratike i thotë po tryezës së OSBE-së për reformën zgjedhore, e cila do të organizohet ditën e martë.

Burime nga selia blu, konfirmuan për Top Channel se Partia Demokratike do të marrë pjesë në nivel teknik, në tryezën e diskutimit, e cila do të ketë në fokus financimin e partive politike.

“Në parim, kemi shprehur gatishmërinë për të qënë perzent, po presim të njihemi me axhënden e takimit," - i tha një zyrtar i lartë i PD-së, Top Channel.

Në tryezën e OSBE, e cila nuk do të jetë e hapur për mediat, pritet të ketë diskutme nga eksperte të ndryshëm zgjedhor mbi temën e takimit si dhe përfaqësues të komisonit parlamentar.

Ky është takimi i dytë i organizuar nga prezenca e OSBE, në kuadër të reformës zgjedhore, ku puna për të po vijohet e ndarë.

Lexo më tej: 

Reforma zgjedhore/ Opozita vendos kushte të forta (platforma e plotë) 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI