Flash

Paralajmërimi i fortë i Bashës: Kush komandon krimin nga burgu do i ‘prihet’ gjuha

Lapsi.al 17 November 2019
Paralajmërimi i fortë i Bashës: Kush komandon krimin nga burgu do

“Kush është në burg dhe komandon krimin prej aty do t’i ‘prihet’ gjuha dhe nuk do të komandojë më prej aty”.

Ky ka qenë paralajmërimi i Lulzim Bashës për të gjithë eksponentët e krimit që sundojnë ende nga burgu, ku mes tyre përmendi edhe Aldo Baren. Në një takim me fermerët e Myzeqesë së Divjakës Basha tha se ende janë evidente rastet kur bota e krimit sundon nga burgu, duke shtuar se ai do të drejtojë një qëveri që do të vijë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

“Në kushtet e sotme me fat është ai që del fyt e fyt, shumica jeni të zhytur në borxhe dhe merrni borxhe për të larë borxhe. Askush nuk i kupton këto në kalçeton e korrupsionit. Unë jam këtu për ti kuptuar gjërat me sytë e shqiptarëve. Zgjidhja që ne ofrojmë është zgjidhje e përbashkët që buron nga ky bashkëbisedim dhe nga një qeveri e dalë nga vota e lirë e juaj. Për hesap të Rrumëve me shokë që mbushin xhepat e Edi Ramës jemi ketu ku jemi me një parlament të paligjshëm, me një me qeveri të paligjshme, me kryetarë bashkishë të paligjshëm, me Gjykatë Kushtetuese të paligjshme, me prokurorë të paligjshëm, ku e gjithë struktura shtetërore vepron për të mbushur xhepat e një grushti njerëzish. 

Aldo Baret me shokë kanë emëruar të gjithë kupolën në Tiranë dhe Lushnje duke punuar për bandën e Lushnjes sepse edhe pse jane tek 313 punët i kryejnë qe andej, i dëgjuat ambasadorët perendimore. 

E dëgjuat kreun e antimafias i cili tha se krimi i organizuar dhe mafia shqiptare bashkëpunojne ngushtë me politikanët dhe zyrtarët shqiptarë. Për kë e kishte fjalën? Për keta e kishte fjalën, partnerët e Aldo Bares me shokë. Kanë ngrënë e kanë pirë bashkë. I kanë bërë votat bashkë ndaj nuk flet dot as Edi Rama e as Erjon Braçe, askush tjetër nuk i përmend dot. U dridhet zëri. Sepse janë partnerët e tyre dhe me ta erdhën në pushtet. Ndajnë paratë. Le ta matin veten e tyre pa përkrahjen e krimit dhe ta shohim se sa u vlen lëkura. Nuk ka zgjidhje me këta njerëz. Nuk kanë ofertë. Nuk sjellin dot as rend e siguri, as lufte kundër korrupsionit, përkundrazi, të vetmin preokupim është te kapin drejtësinë”, theksoi Basha.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI