Të gjithë ata që u frikësuan se Franca po përpiqej ti jepte fund integrimit të vendeve të Ballkanit Perendimor në BE duhet të ndihen më të lehtësuar. Parisi zyrtar nuk e ka mohuar këtë mundësi por është angazhuar në një proces më të gjatë dhe më të vështirë deri në anëtarësimin e poltë. Së paku kështu rezulton sipas një dekomenti një 6-faqësh të cilën Franca e ka dorzuar këtë fundjavë për vendet e 27. Në draftin që ndodhet aktualisht në duart e diplomatëve të BE, flitet për një anëtarësim gradual të vendeve që aspirojnë BE-në i cili do të kryehet në shtatë etapa kryesore. Por ay përshkruhet gjithashtu se për kalimin e çdo etape secili vend do të ketë edhe bonusin përkatës.
Shtatë hapat që duhen kryer sipas, “EU Observer”, janë: (1) sundimi i ligjit dhe të drejtat themelore; (2) arsimi dhe puna kërkimore; (3) punësimi dhe çështjet sociale; (4) çështjet financiare; (5) tregu i përbashkët, bujqësia dhe peshkimi; (6) punët e jashtme; dhe (7) “të tjerat”.
Sipas draftit francez të paraqitur në 15 nëntor, vendet që do të bënin progres në rrugëtimin prej 7 hapash, do të përfitonin mundësinë e programeve dhe fondeve të BE-së për sejcilën fazë që do të kenë kaluar me sukses. Kalimi në fazën tjetër do të bëhet pasi vendi kandidat, jo vetëm të ketë miratuar legjislacionin e nevojshëm, por edhe të ketë provuar se e zbaton në mënyrë korrekte në praktikë.
Në draft percizohet mirë përpos shkopit edhe karrota që do të fitojnë vendet për çdo hap të përmbyllur me sukses.
Kështu nëse ata rrezultojnë kalues në fazën e parë do të shpërblehen duke u bërë pjesë e klubit juridik të BE në Hagë. Faza e dytë do ti mundësonte të futeshin në programin Horizont 2012 dhe ti lejonte universiteteve ballkanike të ndërverpronin në shkëmbimin e studentëve sipas projketit Erasmus. Faza e katërt do ti mundësonte të aderonin në Unionin Bankar të BE dhe faza e pestë të përfitonin nga fondet strukturore të Unionit çka nënkupton suvencione në disa miliardë Euro.
Pra një vend kandidat do të fitonte qasje edhe më të shpejtë në një program të caktuar apo ndihmë të BE që korrespondon me një etapë të përmbyllur, gjithnjë duke pasur si objektiv final anëtarësimin e plotë në Bashkimin Europian.
Ministrat e punëve të BE do të zhvillojnë bisedime mbi idetë franceze të martën në Bruksel, ndërsa çdo ndryshim që mund të bëhet duhet të arrihet në unanimitet të plotë. Nëse çdo gjë pranohet, atëherë pritet që Komisioni Europian do të realizojë idetë me dokumente ligjore më të hollësishme deri në Janar 2020.
Ajo që është e rëndësishme të thuhet qëndon në faktin se Parisi ka "riafirmuar" mbështetjen pa ekuivoke për vendet si Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia sepse ato, "Prej historisë së tyre, kulturës së tre dhe gjeografisë së tyre, i përkasin Europës".
Burimi EU Observer/ Përgatiti Lapsi.al