Flash

Justin Bieber ironizon Taylor Swift publikisht

Lapsi.al 17 November 2019
Justin Bieber ironizon Taylor Swift publikisht

Taylor Swift, e cila deklaroi se ish-kompania që e menaxhonte po i ndalon të performojë këngët e saj të vjetra, kërkoi që artistët që menaxhon Scooter Braun të reagojnë në lidhje me çështjen në fjalë.

Fjalët ranë në veshin e duhur dhe Justin Bieber reagoi, sigurisht që jo në anën e Taylor-it. Në Instagram, Bieber postoi një screenshot të një artikulli të TMZ, që paraqet versionin e kompanisë Big Machine Label, që ka sot të drejtat e gjashtë albumeve të parë të këngëtares.Për kontekst: Ithaca Holdings e Braun bleu Big Machine Label Group nga themeluesi Scott Borchetta si pjesë e një marrëveshjeje prej 300 milionë dollarësh. Swift nënshkroi me labelin nga viti 2006 për albumin e saj debutues deri në vitin 2017, para se të shkonte të Universal Music Group. Kjo do të thotë se këngëtarja nuk ka asnjë të drejtë për projektet e mëparshme muzikore.Në artikullin e TMZ, theksohet se një përfaqësues i Big Machinë ka deklaruar se “Taylor Swift ka 100 për qind të drejtë të performojë këngët e vjetra në American Music Awards”. “Konfuzioni ynë në lidhje me deklaratën e saj është se nuk kemi të drejta ligjore ta ndalojmë një gjë të tillë dhe të dyja skuadrat e dinë këtë.”

Por ndërkohë publicisti i Swift u shpreh se “Big Machine e ndaloi këngëtaren të riregjistrojë këngët e vjetra”.

Selena Gomez shkroi gjithashtu në Instagram, por ndryshe nga Justin Bieber, mbajti anën e Taylor.“E njoh Taylor-in prej 13 vitesh. Ajo është gruaja më e përkushtuar, më e fortë dhe më guximtare që kam njohur. Jam kaq krenare për ditarin e saj [tekstet e këngëve], të cilin e dëgjoi gjithë bota. Ta shoh teksa përpiqen ta shkatërrojnë është një ndjenjë shumë e keqe. Taylor lufton. Nuk do të ndalojë kurrë së luftuari. Njerëzit rriten prej zgjedhjeve. Disa do të qëndrojnë njësoj përgjithmonë. Me gjithë zemër shpresoj për një ndryshim të situatës.”

Të këshilluara

Artistja Lizzi paditet nga punonjësit

Fama dhe suksesi i saj momental janë vetëm në ngjitje, artistja është përballur me disa situate të vështira kohët e fundit, më saktësisht muajt e fundit. Fillim...

11:08

Mali i Zi heq dorë nga Eurovision

Festivalit Eurovision 2020 do ti mungojë një shtet këtë vit. Mali i Zi hoqi dorë për arsye financiare dhe këtë e bëri të ditur transmetuesi malazez RTCG. Dre...

10:19

Kënga e Bebe Rexhës më e mira e dekadës

Bebe Rexha ka arritur një sukses të madh me këngën “Meant to be”. Projekti i saj muzikor qëndron në krye të listës së “Billboard” në zhanrin country. Ajo ...

18:46

Zbulohen detaje nga dasma e JLo dhe Alex

Alex Rodriguez i propozoi për martesë Jennifer Lopez në muajin mars dhe pritet që së shpejti ata të kurorëzojnë dashurinë e tyre.  I ftuar së fundmi në emi...

15:48

Aaron Carter përfundon në spital

Këngëtari Aaron Carter ka përfunduar në spital në Florida. Të enjten, një fotografi u postua në llogarinë e tij në Instagram ku dukej i shtrirë në krevatin e...

11:16

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI