Flash

Detaje rreth takimit të fshehtë të Meghan me Hillary Clinton

Lapsi.al 17 November 2019
Detaje rreth takimit të fshehtë të Meghan me Hillary Clinton

Sipas “Daily Mail”, Clinton e vizitoi dukeshën në rezidencën e saj, në Fragmore Cottage ditën e martë. Mesa duket, ftesa ka qenë e Markle dhe ajo së bashku me ish-kandidaten për Presidente të SHBA-ve, kanë qënduar bashkë një pasdite të tërë. Ndër të tjera, ato kanë folur dhe për një letër që Meghan i ka dërguar Hillary-t kur ka qenë 11-vjeç, në lidhje me një reklamë seksiste që jepej në televizor në atë kohë, një reklamë sapuni për të qenë më specifikë. Okay…

Secila prej tyre e admiron tjetrën dhe ishte një takim shumë i ëmbël dhe i ngrohtë”- thotë një burim- “Mund të them që janë fanse të njëra-tjetrës”.

Gjithashtu dhe Princi Harry së bashku me bebi Archie-n kanë qenë pjesë e mbasdites së këndshme. Me siguri Harry-t i ka thënë Mbretëresha që të mbajë një sy e një vesh nga gjërat që flisnin Meghan dhe Hillary, nuk e di por është diçka që besoj se Elizabeta do ta kërkonte.

Meqë ra fjala, e gjitha kjo ndodhi vetëm disa ditë pasi Clinton ishte e ftuar në emisionin e BBC, “Radio 5 Live” dhe foli kështu për Meghan:

O zot, dua që ta përqafoj! Si nënë, thjesht dua të jem pranë saj. Dua t’i them që të qëndrojë e fortë dhe mos i lërë ata që ta hedhin poshtë. Vazhdo, bëj atë që mendon se është e drejtë…Kishte bërë vendin e saj në botë, më pas bie në dashuri, dhe ai bie në dashuri me të, e të gjithë duhet ta festojnë këtë sepse është një histori e vërtetë dashurie. Mundet thjesht t’i shohësh dhe ta kuptosh këtë.

Të këshilluara

Artistja Lizzi paditet nga punonjësit

Fama dhe suksesi i saj momental janë vetëm në ngjitje, artistja është përballur me disa situate të vështira kohët e fundit, më saktësisht muajt e fundit. Fillim...

11:08

Mali i Zi heq dorë nga Eurovision

Festivalit Eurovision 2020 do ti mungojë një shtet këtë vit. Mali i Zi hoqi dorë për arsye financiare dhe këtë e bëri të ditur transmetuesi malazez RTCG. Dre...

10:19

Kënga e Bebe Rexhës më e mira e dekadës

Bebe Rexha ka arritur një sukses të madh me këngën “Meant to be”. Projekti i saj muzikor qëndron në krye të listës së “Billboard” në zhanrin country. Ajo ...

18:46

Zbulohen detaje nga dasma e JLo dhe Alex

Alex Rodriguez i propozoi për martesë Jennifer Lopez në muajin mars dhe pritet që së shpejti ata të kurorëzojnë dashurinë e tyre.  I ftuar së fundmi në emi...

15:48

Aaron Carter përfundon në spital

Këngëtari Aaron Carter ka përfunduar në spital në Florida. Të enjten, një fotografi u postua në llogarinë e tij në Instagram ku dukej i shtrirë në krevatin e...

11:16

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI