Fama dhe suksesi i saj momental janë vetëm në ngjitje, artistja është përballur me disa situate të vështira kohët e fundit, më saktësisht muajt e fundit. Fillimisht një përdorues i thjeshtë i Twitter-it e akuzoi se fjalët hit të këngës “Truth Hurst”(kënga e parë më lartë) i kishte vjedhur nga profili i tij në këtë rrjet social. Dhe sapo filloi që e gjitha zhurma që u krijua si pasojë e ktyrë akuzave të qetësohej, Lizzo po përballet me një tjetër situatë.
Në shtator ajo u përball me shumë kritika, pasi postoi foton dhe identitetin e një punonjëse të shërbimit të postës “Postmates” në Twitter, dhe u shpreh se ajo i kishte vjedhur ushqimin. Postimi tani është i fshirë megjithatë dihet që shkroi këto fjalë: “Hey @Postmates ,Tiffany W vodhi ushqimin tim, është me fat që nuk zihem më me njerëzit'.
Postmates i kërkoi falje publikisht këngëtares dhe arritën që këtë ngjarje ta zgjidhin në mënyrë private. Lizzo gjithashtu kërkoi një falje formale vazjës që i publikoi foton dhe të dhënat personale, por kjo e fundit duket se nuk do t’i lërë gjërat të shkojnë kaq lehtë. Sipas disa letrave gjyqësore të siguruara nga TMZ, Tiffany W (po citojmë) i është shkatërruar jeta nga postimi që Lizzo ka bërë në shtator dhe ajo ka marrë shumë kërcënime për jetën dhe nuk ndihet aspak e sigurtë. Madje, Tiffany është duke vuajtur nga stresi dhe ankthi, të gjitha të krijuara nga ky incident. Gjithashtu ajo humbi dhe punën tek shërbimi postar.