Flash

PS përfundon zgjedhjen e delegatëve për kongresin, Taulant Balla falenderon udhëheqësin

Lapsi.al 16 November 2019
PS përfundon zgjedhjen e delegatëve për kongresin, Taulant Balla

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla doli në një konferencë për shtyp pas përfundimit të procesit zgjedhor brenda PS për zgjedhjen e kandidatëve që do të marrin pjesë në Kongres.

Numri dy i socialistëve tha procesi zgjedhor i PS shkoi mjaft mirë dhe ishte i rregullt dhe me standarde të larta.

“Sot përmbyllëm fazën e parë të procesit të riorganizimit të PS, me zgjedhjen e delegatëve. Votimi elektronik dhe votimi nëpërmjet postës ishin një demonstrim shumë i rëndësishëm. Sa herë PS ka zhvilluar zgjedhje, ka qenë shkollë për gjithë klasën politike. Nuk është regjistruar asnjë problematikë dhe procesi ishte i rregullt e me standarde të larta”, deklaroi Balla.

Edhe njëherë, Balla, i cili mban dhe postin e kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste përmendi risitë që solli ky proces zgjedhor që ishte votimit elektronik dhe barazia gjinore.

“Barazia gjinore ishte risia më e madhe e këtij procesi. 47% e kandidatëve ishin gra dhe vajza. Në stadin aktual të PS ka nevojë për energji. Nga 706 delegatë të zgjedhur, 353 do të jenë gra dhe vajza dhe 353 burra dhe djem”, shtoi Balla, i cili në përfundim të deklaratës tha edhe se falenderon udhëheqësin e partisë, Edi Rama.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI