Flash

U betua tek noterja si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi bën lëvizjen e radhës

Lapsi.al 15 November 2019
U betua tek noterja si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi

Pasi u betua te noterja Miranda Xhemalçe, dhe jo në presidenti, Arta Vorpsi ka ndërmarrë sot një tjetër hap me qëllim njohjen e mandatit të saj si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Balkanweb shkruan se Vorpsi i është drejtuar sot me një kërkesë anëtarëve në detyrë për në Gjykatën Kushtetuese. Po sipas të njëjtave burime, kërkesa i është drejtuar Vitore Tushës, Besnik Mucit, Elsa Toskës si edhe Fiona Papajorgjit, përmes së cilës znj.Vorpsi kërkon prejt tyre të njohin mandatin e saj si anëtare e gjykatës Kushtetuese, me votë të parlamentit.

Për shkak të konfliktit të interesit, mësohet se Marsida Xhaferllari e emëruar me dekret të Presidentit Ilir Meta dhe e betuar para tij si anëtare e Kushtetueses, nuk mori pjesë në mbledhje.

Lidhur me kërkesën e znj. Vorpsi, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë ndarë në vota të barabarta 2 me 2, duke mos arritur të marrin dot një vendim për këtë kërkesë./BW

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI