Flash

Tiranë, arrestohet vajza që hiqej si juriste. Mashtroi duke marrë 50 mijë euro për të liruar një të burgosur

Lapsi.al 15 November 2019
Tiranë, arrestohet vajza që hiqej si juriste. Mashtroi duke marrë

Një 33-vjeçare është arrestuar në Tiranë pasi akuzohet se duke u hequr si juriste ka mashtuar një qytetar në Tepelenë duke i marrë 50.000 euro për lirimin e një të burgosuri të dënuar për vrasje.

Shtetasja me iniciale, A. L., lindur në Përmet dhe banuese në Tiranë, është prezantuar si juriste pranë Gjykatës së Lartë Tiranë.

"Ajo i ka thënë shtetasit me iniciale B. Z., se me njohjet që kishte do të ndikonte pranë trupës gjykuese në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë dhe në Gjykatën e Lartë për të nxjerrë nga burgu shtetasin me iniciale A. M., i dënuar me 30 vjet heqje lirie, për një vrasje në rrethana rënduese që kishte kryer në Memaliaj, në vitin 2015.

I dënuari po vuan dënimin në IEVP Bënçë, në Tepelenë,"-raportojnë uniformat blu.

33 vjeçarja akuzohet për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të renda".

Dokumentimi me prova ligjore i veprimtarisë kriminale të ushtruar nga kjo 33-vjeçarja u bë pas gati një vit hetimesh proaktive.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI