Flash

Rama: Meta e ka humbur busullën. Sulmet ndaj SHBA-BE të turpshme!

Lapsi.al 15 November 2019
Rama: Meta e ka humbur busullën. Sulmet ndaj SHBA-BE të turpshme!

Edi Rama dënoi sot nga Kuvendi sulmet e Presidentit Ilir Meta ndaj diplomatëve të korruptuar siç i quajti ky i fundit, ndërsa Rama i lexoi si sulme ndaj SHBA dhe BE.

Kryeministri tha se këto janë sulme të turpshme dhe që e vënë Shqipërinë në një situatë jo komode përballë aleatëve strategjikë. Sipas kreut të qeverisë, përplasja nuk është mes Ilir Metës dhe qeverisë, por mes Ilir Metës dhe drejtësisë.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Gjykata Kushtetuese/ Arta e parë si Arta e dytë, kamikaze me mision 

Zëri i Amerikës: Arta Vorpsi shkeli kushtetutën duke u betuar te noteri 

“Edhe njëherë Kuvendi mblidhet në seancë të jashtëzanshme me historinë e zakonshme me Ilir Metën. Edhe njëherë përplasja është jo mes nesh dhe Metës, por mes Metës dhe drejtësisë. Edhe njëherë tjetër për këdo që do të kuptojë pa hyrë në të thella jemi përballë si Kuvend me njeriun që e ka humbur busullën dhe e ka kthyer institucionin e Presidencës në një frrëngji, prej ku sulmon nga të katër anët, duke qenë ne këtu 100% në të njëjtën linjë me SHBA e BE. 

Natyrisht pastaj është e lehtë të kuptohet pse si cdo herë tjetër Meta nuk kursen as partnerët strategjikë dhe as dy aleatëve të mëdhenj të pa lëkundur të Shqipërisë, SHBA dhe BE, duke na vënë të gjithëve në një pozitë jo komode dhe të turpshme, sepse insinuon haptas se këto përfaqësi të nderuara të shteteve që janë qysh në ditën e parë të procesit të reformës në drejtësi, promotorë dhe mbështetëse të reformës akuzohen si të korruptuara. Nuk ka më turp, e pas kësaj besoj nuk ka as nevojë të zgjatemi për të shpjeguar arsyet që na sjellin këtu dhe drejtësinë e vendimmarrjeve tona, ndaj këtë herë nuk do merrem me Ilir Metën por me drejtësinë”, tha Rama.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI