Flash

Meta: Do i tregoj vendin kësaj bande! Parlamenti shpërndahet me një dekret, qeveria rrëzohet me një mocion

Lapsi.al 15 November 2019
Meta: Do i tregoj vendin kësaj bande! Parlamenti shpërndahet me

Duke paralajmëruar se së shpejti po afron dita e referendumit, duke i thënë kështu klasës politike të mos guxojë të përdhosë Kushtetutën, Presidenti Ilir Meta ka përcjellë dhe një mesazh të fortë, teksa është shprehur se Parlamenti shpërndahet me një dekret, ndërsa qeveria rrëzohet me një mocion mosbesim.

Por, sipas Metës, Presidenti shkarkohet vetëm nga Gjykata Kushtetuese. Meta është shprehur për gazetarët se do ua bëjë të qartë të gjithëve se Kushtetuta mbron popullin shqiptar dhe do jetë detyra e tij t’i tregojë vendin kësaj bande.

“Parlamenti me një dekret shpërndahet, qeveria me një mocion mosbesimi rrëzohet, presidenti shkarkohet nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. Nëse dikush mendon se angazhimet e mia kanë qenë ceremoniale, do ia bëj të qartë se kjo është Kushtetutë që mbron popullin e Shqipërisë dhe do jetë detyra ime qo t’i tregojnë vendin kësaj bande uzurpatore dhe gjithë shërbëtorëve.

Besoj se jam i qartë, secili të shikojë detyrën e vet, të zbatojë kompetencat e veta. Veprimet do vazhdojnë të jenë nga presidenti institucionale. Në momentin e duhur”,  ka deklaruar Meta për gazetarët, para se të shkonte në Forumin rajonal për barazinë gjinore.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI