Flash

Dhuna ndaj banorëve te Unaza e Madhe, PD padit 6 funksionarë të lartë

Lapsi.al 15 November 2019
Dhuna ndaj banorëve te Unaza e Madhe, PD padit 6 funksionarë të

Partia Demokratike e Shqipërisë ka paditur penalisht 6 funksionarë të lartë pas ngjarjeve të dhunshme në zonën e Astirit.

Të paditur për ‘shpërdorim detyre’ janë ministri i brendshëm Sandër Lleshi, Ardi Veliu, drejtor i Përgjithshëm i Policisë, Niko Brahimaj Drejtori i policisë Vendore Tiranë, Ermal Kapllanaj kryeinspektor i Policisë Bashkiake Tiranë, Dallëndyshe Bici, drejtoresha e IKMT-së si dhe Granit Korbi, inspektor i IKMT.

Klevis Balliu dhe Çlirim Gjata dorëzuan kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës.

Në padinë e saj, PD ka kërkuar si masë sigurie për 6 të paditurit, pezullimin e tyre nga detyra.

Në një deklaratë për mediat Balliu tha se ky është hapi i parë i PD për banorët e Unazës. Ndërsa hapi i dytë sipas tij dëmshpërblimi cent për cent i këtyre banorëve, kur PD të jetë në qeveri.

“Është hapi i parë i një premtimi nga PD për banorët e Unazës dhe të gjithë ata që i kanë dhunuar e ushtruar dhunë me gaz lotsjellës, për dhimbjen e atyre fëmijëve që u traumatizuan nga shkopat e gomës e gazi lotsjellës. Për të gjitha këto, do vihen para përgjegjësië. PD do të mbrojë kauzën e drejtë e kushtetuese. Projekti është fiktiv, për gjithçka kanë hequr, duhen dëmshpërblyer. Ky është hapi i parë. Hapi i dytë në qeveri do të jetë dëmshpërblimi cent për cent i këtyre pronarëve që po u vidhet shtëpia”.

Ndërsa sekretari për çështjet ligjore në PD Çlirim Gjata tha se janë shkelur të drejtat kushtetuese të qytetarëve të Unazës së Re, duke përdorur metoda të dhunshme.

“Janë shkelur të drejtat kushtetuese të qytetarëve të Unazës së Re. Policia ka përdorur metoda të dhunshme ndaj banorëve”. 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI