Flash

21 nëntori, Dita Botërore e Televizionit por dhe e Euronews Albania

Lapsi.al 15 November 2019
21 nëntori, Dita Botërore e Televizionit por dhe e Euronews Albania

Gjithçka që na rrethon, varet nga këndvështrimi. Ky është mesazhi që po përcillet këto ditë nëpër portale dhe rrjete sociale, prej fushatës që po paralajmëron startimin e një logoje të re televizive, të të shumëpriturit Euronews Albania. Ekrani ku do të pasqyrohen, si asnjëherë më parë në Shqipëri, të gjitha zërat e të gjitha pikëpamjet, në të gjitha fushat e jetës, nga politika, tek mjekësia e mjedisi.

Si e shohin shqiptarët presidentin Macron? Si ambicioz apo kapriçoz? Çfarë përfaqëson Rama e Basha për shqiptarët? Shpresën apo dështimin? Vizion apo iluzion përfaqëson fituesi i zgjedhjeve në Kosovë, Albin Kurti? Mjekësia? Korrupsion apo etikë? Si pra qëndron e vërteta e një ngjarjeje, personazhi apo fenomeni?

Ndryshe nga sa mund të ndodhë në media të tjera, përgjigjen kësaj pyetjeje nuk ia japin gazetarët, as analistët dhe as drejtuesit, por vet publiku. Dhe misioni i Euronews-it është pikërisht t’i ofrojë audiencës të gjitha këndvështrimet e mundshme, informacion të pasur, që e pasqyron realitetin në 360 gradë, fakte të sakta, por mbi të gjitha, argumente nga të gjitha palët e përfshira.

Kanali më i ri televiziv në Shqipëri do të ndezë sinjalin në një ditë shumë domethënëse. Në datë 21 nëntor, në Ditën Botërore të Televizionit, në ditën kur më shumë se kurrë reflektohet për misionin e madh që duhet të ketë një televizion, për të përcjellë tek njerëzit gjithë mendimet, gjithë këndvështrimet që u përkasin atyre dhe vetëm atyre. Dhe Euronews Albania, do ta përcjellë në shqip këtë mision, për të gjithë shqiptarët, kudo ata janë, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut e Malin e Zi. Duke nisur nga data 21 nëntor, në kanalin 21, në orën 07.00.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI