Flash

1962/ Kur kinezët mësonin shqiptarët si të mbillnin oriz

Lapsi.al 15 November 2019
1962/ Kur kinezët mësonin shqiptarët si të mbillnin oriz

Një fotografi e vjetër e vitit 1962 është bërë publike në rrjetet sociale, ku shihen disa gra në zonën e Zadrimës, duke marrë trajnim nga një specialist të ardhur nga Kina për kultivimin e orizit. Kjo zonë ka qenë shumë e famshme pasi shumë vite më parë është mbjellë oriz.

Në Shqipëri para viteve 1990, kultivimi i orizit zinte mbi 15000 ha tokë, ku zona tradicionale ishin Shkodra, Lezha, Kavaja, Lushnja, Fieri, Vlora, Saranda etj, ku prodhohej 6-9 ton oriz për ha.

Disa specialistë kishin ardhur nga Kina që të trajnonin shqiptarët në kultivimin e orizit, gjatë viteve 1960. Në foto shihet pikërisht një burrë kinez duke trajnuar disa gra shqiptare. Që prej viteve ’90 në Shqipëri nuk është kultivuar më bima e orizit, ndërsa këtë vit është rikthyer kultivimi i tij. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI