Flash

Selena Gomes flet për paragjykimet në lidhje me peshën e saj

Lapsi.al 14 November 2019
Selena Gomes flet për paragjykimet në lidhje me peshën e saj

Në podcast-in “Giving back generation” me Raquelle Stevens, Selena Gomez foli ndër të tjera edhe në lidhje me komentet fyese në internet për trupin. “Kam përjetuar komente ofenduese për luhatjen e peshës,” tha ajo.

“Unë kam lupus, përballem me vështirësitë e veshkave dhe presionin e lartë të gjakut, kështu që merrem me shumë probleme shëndetësore, dhe për mua, këto janë arsyet pse fillova të vëreja më shumë gjëra në trupin tim,” shtoi Selena.

Ajo shpjegoi më pas se luhatjet në peshë lidhen me shëndetin, duke shpjeguar, “Varet nga muaji, të jem e sinqertë. E kuptova kur njerëzit filluan të më sulmonin.” Gomez shtoi se është ndjerë e gjykuar, gjë që sigurisht nuk e ka përjetuar mirë. Sot, ajo përpiqet t’i mbajë informacionet dhe fotot më private, për të mos qenë në qendër të vëmendjes. “Ndihem për mrekulli. Nuk më intereson të ekspozohem para të gjithëve dhe t’i dëgjoj të gjithë se çfarë thonë.”

Selena vuan nga lupus - një sëmundje autoimuntare që shkakton inflamacion në inde dhe organe. Sëmundja diagnostikohet me vështirësi sepse simptomat – dhimbje kyçesh, ethe, lodhje, urtikarie – janë të shpeshta dhe mund të shpjegohen në shumë mënyra. Lupus nuk ka shërim, por trajtohet në mënyrë efektive.

Të këshilluara

Rudina Dembacaj i futet biznesit

 Rudina Dembacaj pranoi publikisht se është në proces divorci me bashkëshortin e saj dhe tani duket se fokusi i saj kryesor do të jetë tek jeta profesionale...

15:15

Angelina Jolie shpreh inatin që ka me Brad

U bënë 3 vite që nga ndarja e Angelina Jolie-së dhe Brad Pitt-it, por dramat e jetës familjare vazhdojnë edhe sot. Burime Us Weekly bëjnë me dije se Angelina...

14:05

Kodak Black dënohet me 4 vite heqje lirie

Reperi amerikan Kodak Black është dënuar me 46 muaj burg pasi u deklarua fajtor për akuzat për armëmbajtje. Albumi i 22-vjeçarit zuri vendin e parë në Amerikë n...

12:01

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI