Flash

Roberti pranoi se mund të ketë ende një derë të hapur për rikthim me Norën

Lapsi.al 14 November 2019
Roberti pranoi se mund të ketë ende një derë të hapur

Mbrëmjen e kaluar, Robert Berisha ishte i ftuar në “Glamour Zone”, ku foli ndër të tjera edhe për temën më të bujshme të momentit, ndarjen me Nora Istrefin. Roberti sqaroi se ka një dallim mes termave “të ndarë” dhe “s’jemi bashkë”, duke treguar se për të dhe Norën është kjo e fundit.

Ata nuk janë ndarë me letra dhe Roberti pranoi se mund të ketë ende një derë të hapur për rikthim.

“Nuk kam thënë asnjëherë që jemi ndarë, por nuk jemi bashkë, ky është dallim i madh. Divorci permes gjyqit..nuk jemi prej atyre çifteve që e kemi bërë me inat. E vërteta qëndron diku tjetër, është personale dhe besoj se mund të ketë ndonjë derë të hapur për rikthim”- u shpreh ai.

E pyetur nga moderatorja se me kë po jeton tani, Roberti na habiti me përgjigjen e tij. Ai rrëfeu se megjithëse janë të ndarë, jetojnë aq afër sa herë pas here qëndron edhe me Norën dhe të bijën.

“Roberti jeton edhe vetëm, edhe me Norën dhe gocën. Ajo është e vogël 4-vjeçe. Prishtina është e vogël, jetojmë edhe afër, kështu që, pak aty, e pak aty! Edhe po mos të ishte vajza, mendoj qe çdo çift që ka probleme, ka pauza, ndamje, nuk do me thënë të mos flasësh. Mbi të gjitha, ne do të jemi gjithmonë prindërit e Renee-së”- tregoi Roberti.

Të këshilluara

Kodak Black dënohet me 4 vite heqje lirie

Reperi amerikan Kodak Black është dënuar me 46 muaj burg pasi u deklarua fajtor për akuzat për armëmbajtje. Albumi i 22-vjeçarit zuri vendin e parë në Amerikë n...

12:01

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI