Flash

Rikthehet këngëtarja Indila pas 5 vitesh mungesë (VIDEO)

Lapsi.al 14 November 2019
Rikthehet këngëtarja Indila pas 5 vitesh mungesë (VIDEO)

Me siguri e mbani mend këngëtaren franceze Indila, kënga e të cilës "Derniere danse" bëri bujë e dëgjohej kudo në vitin 2014. Ky ishte dhe viti që Indila pati një sukses të paparë, duke publikuar vazhdimisht këngë që renditeshin në top lista. Mirëpo papritur Indila vendosi të tërhiqej nga muzika. Këngëtarja u zhduk për 5 vite duke mos sjellë asnjë këngë të re dhe duke mos i përdorur më rrjetet sociale. Pas 5 vitesh, Indila është rikthyer sot dhe sapo ka publikuar këngën e saj më të re me titull "Parle à ta tête" (Fol me vete). Kënga është shoqëruar me një videoklip shumë interesant ku vihet re se gjatë këtyre 5 viteve, Indila nuk ka ndryshuar fare.

"Unë dua që të dëgjohem, dua që njerëzit të më kuptojnë, dua të di pse jam këtu", janë fjalët e para të këngës e cila është e rrymës pop electro e që mund ta dëgjoni në videon e mëposhtme.

 

https://www.youtube.com/watch?v=ZthUo-Z97uw&feature=emb_title

Të këshilluara

Rudina Dembacaj i futet biznesit

 Rudina Dembacaj pranoi publikisht se është në proces divorci me bashkëshortin e saj dhe tani duket se fokusi i saj kryesor do të jetë tek jeta profesionale...

15:15

Angelina Jolie shpreh inatin që ka me Brad

U bënë 3 vite që nga ndarja e Angelina Jolie-së dhe Brad Pitt-it, por dramat e jetës familjare vazhdojnë edhe sot. Burime Us Weekly bëjnë me dije se Angelina...

14:05

Kodak Black dënohet me 4 vite heqje lirie

Reperi amerikan Kodak Black është dënuar me 46 muaj burg pasi u deklarua fajtor për akuzat për armëmbajtje. Albumi i 22-vjeçarit zuri vendin e parë në Amerikë n...

12:01

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI