Flash

Gjykata Kushtetuese/ Arta e parë si Arta e dytë, kamikaze me mision

Lapsi.al 14 November 2019
Gjykata Kushtetuese/ Arta e parë si Arta e dytë, kamikaze me mision

Kur Arta Marku u emërua në mënyrë të paligjshme, kryeprokuore e përkohshme, pothuajse dy vite më parë, Lapsi.al mbajti një qëndrim të thjeshtë: se si do të ishte drejtimi i institucionit pej saj, kuptohej që nga mënyra sesi ajo u betua. Një juriste me integritet, profesionale dhe që ka sadopak respekt për veten, nuk do të mund të pranonte kurrë të betohej mes një parlamenti me  tym dhe flakë, vetëm për t'u përdorur si kamikaze kundër opozitës.

“Profecia” jonë rezultoi e vërtetë. Edhe të mërkurën gjatë prezantimit që bëri para KLP, Arta Marku pohoi me gojën e saj se dështoi të realizonte pritshmëritë e publikut (lexo linkun poshtë).

Lexo më tej:

Pse u përplasën Meta dhe Dvorani/ Loja e pisët për të kapur kushtetuesen

Ajo u soll si kamikaze për t'i shërbyer partisë që e vuri në detyrë, duke mos hetuar as dosjen e vjedhjes së votave, as dosjen e Unazës së re dhe as dosjen e Saimir Tahirit e Agron Xhafës. Ajo e ushtroi detyrën njësoj ashtu siç u betua.

Andi Bushati: Vrasja e dytë e reformës “amerikane” në drejtësi 

Basti i Lapsi.al para dy vitesh vlen sot edhe për një Artë tjetër, këtë herë me mbiemrin Vorpsi. Ajo u caktua në mënyrë antiligjore anëtare e Gjykatës Kushtetuese nga Ardian Dvorani dhe Gramoz Ruçi. E deri këtu çështja mund të hante interpretim. Por ajo që kjo grua ka bërë sot, e kalon jo cakun e logjikës së një juristi, por edhe atë të një punonjëse pastrimi të bashkisë Tiranë. Ajo ka pranuar me urdhër partie të bëjë betimin e saj tek noteri (poshte), ndërkohë që kushtetuta e ka të caktuar qartë se ajo fillon detyrë vetëm pasi betohet tek presidenti.

Gara për kryeprokuror/ Dështimi i turpshëm i Arta Markut

vorpsi betim kushtetuese2

Ndonëse shumë nga kolegët e saj, e përshkruajnë si më të zonjën dhe më profesionisten nga të gjitha kandidaturat e paraqitura nga KED, Arta Vorpsi sot ka hedhur një grusht baltë mbi gjithë të shkuarën e saj. Ajo është sjellë thjeshtë si një kamikaze partiake. Pas këtij akti, pak rëndësi ka nëse rilindja e fut përdhunshëm në zyrën e Kushtetueses ashtu sikurse mund të fusin në dhomat me xhama të Amsterdamit një grua të dhunuar shqiptare, pas kësaj ajo e tregoi se cili është profili dhe personaliteti i një njeriu që regjimi zgjedh për drejtësinë e re.

Ne e pamë Artën e parë, ndaj e dimë se nuk do të ketë asnjë gjë të artë as tek e dyta.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Shengeni Ballkanik/ Si po manipulon Edi Rama ?

Edi Rama po gjendet gjithnjë e më i rrethuar mes faktorëve shqiptarë për të shtyrë përpara idenë e përbashkët me Vuçiçin, atë për një mini-Shengen Ballkanik. Ai...

12:36

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI