Flash

(FOTO) Kjo është noterja që po themelon Gjykatën Kushtetuese

Lapsi.al 14 November 2019
(FOTO) Kjo është noterja që po themelon Gjykatën Kushtetuese

Gruaja në foto është Miranda Xhemalçe, noterja që pranoi betimin e Arta Vorpsit si anëtare të Gjykatës Kushtetuese.

Kur mazhoranca dhe Presidenti i Republikës po përplasen për vendin vakant në gjykatë dhe ky i fundit dekretoi Marsida Xhaferllarin (e pa pranuar nga KED dhe mazhoranca) e jo Arta Vorpsin, e cila mori votat në Kuvend, për në gjykatë, betimi i sotëm i paprecedentë tek noteri i komplikon edhe më shumë gjërat.

Për më tepër rreth këtij lajmi: Shpjegimi/ Gjykata Kushtetuese në kolaps. Dy anëtare për një vend. Si zgjidhet 

Lapsi.al siguron fotot e noteres, aktin noterial dhe faturën e këtij noterizimi, siç duket në fotot më poshtë.

Gjykata Kushtetuese/ Arta e parë si Arta e dytë, kamikaze me mision 

Presidenca reagoi nëpërmjet zëdhënësit Tedi Blushi i cili ironizoi këtë veprim të paprecedentë duke thënë që presidenti Meta nuk ndalon askënd të betohet as tek noterja, ‘as tek parukierja’. Betimi i gjyqtarëve bëhet tek Presidenti i Republikës. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI