Flash

Del FOTO/ Ky është i riu i arrestuar për kërcënimin me jetë të Edi Ramës

Lapsi.al 14 November 2019
Del FOTO/ Ky është i riu i arrestuar për kërcënimin me

Edi Rama është kërcënuar me jetë dhe një person është arrestuar për këtë ngjarje. Ky është lajmi që qarkullon në media prej pak orësh ende pa një burim zyrtar.

Top Channel nxorri i pari foton më poshtë të një të riu të quajtur Andrea Kurti, i cili raportohet se është arrestuar pasi ka kërcënuar kryeministrin me jetë.

Burimet e pakonfirmuara informojnë mediat online se Kurti, nga Puka, jetonte me qira në zonën e "Unazës së Re" dhe e ka kërcënuar Ramën me telefon e në rrjete sociale.

News 24 raportoi së fundmi se në një prej mesazheve kërcënuese personi i arrestuar i shkruante Ramës: “Do të të fus plumbin ballit”. Ndërkohë, ai i kishte fshirë mesazhet kërcënuese nga telefoni, por sipas këtij raportimi, kanë qenë ekspertët që i kanë rikthyer sërish. Më shumë detaje dhe një reagim zyrtar për të konfirmuar vërtetësinë e kësaj ngjarje priten në vijim. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI