Flash

Basha mesazh ambasadorëve: Reforma në drejtësi është çështje cilësie, jo shpejtësie

Lapsi.al 14 November 2019
Basha mesazh ambasadorëve: Reforma në drejtësi është

Kryedemokrati, Lulzim Basha, nuk sheh asnjë konflikt interesi midis qëndrimeve të opozitës dhe atyre të komunitetit ndërkombëtar në raport me reformën në drejtësi.

Por në një intervistë ekskluzive për RTV Ora ai paralajmëroi kundër çdo qëndrimi sipërfaqësor që e shikon zbatimin e reformës në drejtësi si çështje shpejtësie dhe jo si çështje cilësie, duke nënkuptuar këtu qëndrimet e ambasadorëve.

Lulzim Basha: Padyshim që duhet që një orë e më parë ti kemi këto organe të pavarura, të gjithë e dimë pse janë vonuar, pse për dy vite me radhë KED nuk funksionoi. Janë vonuar me një qëllim, sepse pushteti i trembet drejtësisë së pavarur, i trembet një SPAK-u të pavarur, pushteti i trembet një Gjykate Kushtetuese të pavarur.

Në gjithë këtë thashethemnajë dhe vorbull argumentash dhe kundërargumentash, qytetarët duhet të mbajnë mend tre gjëra: E para, është në interesin tonë si qytetarë të Shqipërisë dhe në interesin e opozitës politike të vendit, të kemi sa më parë organe të drejtësisë të konstituara sipas Kushtetutës.

Gjykatë Kushtetuese, Gjykatë të Lartë që mbron interesat e qytetarëve, që mbrojnë Kushtetutën kundër abuzimit nga pushteti. Prokurori që nuk mbron por ndëshkon, çon para drejtësisë politikanët e korruptuar dhe figurat e krimit të organizuar. Së dyti, kjo nuk mund të ndodhë duke shkelur Kushtetutën. Nuk mund të krijohet para çdo institucioni të drejtësisë një krizë e cila pastaj zgjidhet me mjete antikushtetuese.

Një organ i drejtësisë që vjen në jetë me mjete antikushtetuese nuk do ti shërbejë qytetarëve, nuk do ti shërbejë ligjit, Kushtetutës, por i shërben atyre që duan ta kapin ose ta bllokojnë reformën në drejtësi. Së treti, jemi të vendosur që të mbështesim me të gjitha format dhe mënyrat zbatimin e reformës në drejtësi ashtu siç e kemi aprovuar në Kushtetutë dhe jo ashtu siç dëshiron pushteti që i trembet drejtësisë së pavarur./ Ora

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI