Flash

6 familjarë në Siri, përgjërimi i Elvirës: Më ktheni motrat e vogla (VIDEO)

Lapsi.al 14 November 2019
6 familjarë në Siri, përgjërimi i Elvirës: Më

“E kam parë atë video me qindra herë. Ai i thërriste për më shumë se tre orë dhe kur i ka gjetur nuk kishte gëzim më të madh për ne familjarët”. Kështu e nisi tregimin e saj me lot në sy Elvira Bajrami.

https://youtu.be/f5KnklhLaNY

Elvirës i dhemb shpirti. Mbrëmjen e së martës, nga shtëpia e saj në Tiranë ajo shquajti motrën në reportazhin e A2 brenda kampit të Al Hawl në Siri.

Është motra ime. Ajo ka shkuar në Siri me familjen. 6 veta nga familja ime kanë shkuar në vitin 2015 në Siri, bëjnë 6 vjet tani. Ndoshta nuk jam e saktë ngaqë kam përjetuar shumë strese. Në fillim ka ikur vëllai, pastaj prindërit që të mos ishin larg tij. Në fillim kishim kontakte pastaj gjërat u përkeqësuan. Kontakti i fundit me mamin ka qenë një muaj më parë me mamin me mesazh, ndërsa me zë jo”, tregon për kameran e A2, Elvira Bajrami.

Në bisedat e pakta e të rralla me të ëmën, ka mësuar se femrat e familjes ndodhen në kapin famëkeq prej 7 muajsh.

Vajza Unesa është 8 vjeç. Më ka lindur dhe një motër atje që bën 4 vjeç në shkurt. Vëllai është 19 vjeç, ka ikur 11 vjeç nga Shqipëria. Kam kërkuar ndihmë nga strukturat shtetërore madje dhe tek platforma e kryeministrit, por nuk kam pasur ndonjë përgjigje. Asnjë nuk ka kërkuar dokumentet e tyre të identifikimit”, vijon rrëfimin e saj me lot në sy Elvira.

E djegur nga malli dhe shqetësimi për familjen, lutja e Elvirës drejt shtetit është vetëm një.

Shteti t’i kthejë sa më shpejt. I lutem shtetit ta bëjë sa më shpejt. Të përshpejtojë procedurat. I kërkoj kryeministrit të bëjë diçka për familjen time. Motra duket e qeshur në video ashtu siç ka qenë. I lutem shtetit që edhe për burrat nëse kanë bërë ndonjë gjë ta bëjnë burgun në Shqipëri”, shton Elvira Bajrami.

Derisa të ketë familjen pranë Elvira, sot nënë e tre fëmijëve, mund t’i gëzohet vetëm fotografive. Thirrjes së saj i bashkohet edhe bashkëshorti, Rifati, aktualisht imam i xhamisë së Mëzezit, një prej ish-vatrave të nxehta të ekstremistëve para vitit 2015, por aktualisht xhami nën juridiksionin e Komunitetit Mysliman Shqiptar.

“I kërkoj shtetit të bëjë të mundur kthimin e këtyre njerëzve sa më shpejt të cilat janë viktima të asaj që ndodhi. Ka ardhur koha që ata të kthehen dhe të vijnë në vendin e tyre”, tha imami Rifat Bajrami.

https://youtu.be/2DZ4DOy3Qhg

 

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

430 mijë dollarë për lobim, Erion Veliaj kërkon aleatë në Washington

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregojnë se fushata e lobimit për llogari të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u fokusua te komunikimet me institucionet amerikane lidhur me financimet për SPAK, si dhe te kontaktet me përfaqësues të Kongresit dhe organizata joqeveritare.

12:22

Me sytë katër

PAPARAZZI