Flash

Volvo e re, tani blihet më thjeshtë me Credins Bank

Lapsi.al 13 November 2019
Volvo e re, tani blihet më thjeshtë me Credins Bank

Credins Bank, me përvojë mbi 10 vjet në zhvillimin e produktit të Qirasë Financiare (Leasing), është e fokusuar te financimet në fushën e investimeve të reja apo ekzistuese, në formën e financimit të automjeteve të reja, linjave të reja të prodhimit, pajisje e makineri ndërtimi, Buy and Lease Back, etj.

Credins synon të stimulojë aktivitetin leasing, duke ndikuar në futjen dhe rinovimin e teknologjive të reja në tregun shqiptar, zhvillimin e ekonomisë shqiptare në tërësi, duke i dhënë mundësi biznesit të kryejë investime të reja në teknologji e pajisje dhe plotësimin e nevojave të tij në rritje. Credins vjen me një bashkëpunim të ri, mjaft interesant, me një brand të njohur makinë, siç është Vovlo, duke ofruar leasing për dy tipe: Volvo e RE XC40 dhe XC60.

Por çfarë është leasing për autovetura dhe kush mund të aplikojë për këtë shërbim? Është një financim që ju mundëson të merrni një autoveturë të re, duke paguar vetëm një pjesë të saj, përkundrejt vlerës së plotë të autoveturës. Target- grupi i klientëve janë individë që duan të blejnë një makinë të re, me të ardhura të rregullta mujore apo biznese, që duan të pajisin stafin e tyre me autovetura dhe duan të ruajnë kapitalin për nevoja të tjera të biznesit. Avantazhet për klientët janë të shumta, pasi nuk kërkohet kolateral shtesë, klienti zgjedh vetë modelin e financimit që i përshtatet, etj.

Credins Leasing, bazuar në përvojën disavjeçare dhe stafin profesional, mundëson miratim të shpejtë të financimit (brenda një dite pune), thjeshtësi në procedura dhe fleksibilitet në modelin financiar, që i përshtatet buxhetit të gjithsecilit.

Bashkëpunimi me Mektrin Motors e bën shumë më fleksibël dhe të thjeshtë marrjen me financim të ofertës së re nga Volvo. Ndaj çdo klient, individ apo biznes, i cili dëshiron të përfitojë nga kjo ofertë speciale në këtë fundvit, si për vlerën e ofruar, ashtu dhe për skemën e përbashkët dhe atraktive të financimit, është i mirëpritur.

Volvo në Shqipëri është e pranishme që prej vitit 2016, si pjesë e grupit më të madh të industrisë së makinave në Shqipëri, Mektrin Motors. Çdo vit ka patur rritje të shitjeve dhe të pëlqimit të markës në vendin tonë. Klientët e duan Volvo-n dhe kërkojnë atë çka ky prodhues suedez ofron. Është bërë trend tashmë që përdoruesit e makinave të zgjedhin gjithmonë e më shumë makinat e larta ose SUV, dhe bazuar në këtë, modelet më të shitura janë XC40 dhe XC60

Volvo, që në krijimet e saj, është veçuar nga konkurrentët për shkak të kujdesit të treguar në sigurinë e përdoruesve të saj. Karakteristikë që edhe sot e veçon mbi të gjithë. Volvo ofron sistemin mbrojtës aktiv dhe pasiv më të mirë në treg. Kjo është veçoria për të cilën po rritet kërkesa për këto makina vit pas viti. Duhet theksuar se që nga viti 2020, shpejtësia max që do të kenë automjetet Volvo do të jetë e limituar në 180 km/h.

Këtë fundviti, Volvo Cars Albania në bashkëpunim me Bankën Credins vjen me ofertën unike. Dhurata kushton shumë pak. Volvo XC40 për vetëm 325 euro/muaj dhe Volvo XC60 për vetëm 390 euro/muaj. Tashmë, nëpërmjet Bankës Credins, kushdo mund të bëhet përdorues i një Volvo. (artikull promocional)

Të këshilluara

Ndërtimi i shtëpive në 3D brenda 24 orë-ve

Dizajnerat kanë krijuar shtëpinë e parë 3D që mund të ndërtohet në vetëm 24 orë në një lëvizje për t'i dhënë fund mungesave globale të strehimit në botë. New...

17:10

Bakteri që i kthen mbetjet plastike në ujë

Sipas disa studimeve të fundit, brenda vitit 2050, do të ketë më shumë mbetje plastike në oqeane se peshq. Për këtë arsye, të shumtë janë ata që kanë nisur t...

15:20

8 arsye pse turistët zhgënjehen nga Parisi

Parisi më shumë se një vend. Në imagjinatën e shumicës prej nesh është një ndjesi. Përshkrimet e autorëve të mëdhenj në veprat e tyre, muzeumet e pasura në art ...

12:30

Facebook sjell një opsion të ri

“Preventive Healthcare”, është një opsion i ri i Facebook dedikuar parandalimit të sëmundjeve të zemrës, tumorit dhe sëmundjeve sezonale. Gjiganti i rrjeteve...

13:00

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI