Flash

U gjet i vdekur pranë banesës, 34-vjeçari në Vlorë u vra me armë zjarri

Lapsi.al 13 November 2019
U gjet i vdekur pranë banesës, 34-vjeçari në Vlorë u

Policia e Vlorës ka zbardhur detaje të reja nga vdekja e 34-vjeçarit Kreshnik Dashaj, i cili u gjet pa jetë mëngjesin e sotëm sotëm në lagjen "Kushtrimi".

Pas ekspertizës së plotë mjeko-ligjore, në trupin e viktimës është gjetur plagë e shkaktuar me armë zjarri.

Plaga u konstatua në pjesën e pasme të shpatullës.

"Pas hetimeve të mëtejshme, nga ekspertiza e plotë mjeko-ligjore, në trupin e 34 vjeçarit K.D, konkretisht në pjesën e pasme të shpatullës është konstatuar një plagë e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri,"-informon policia.

Fillimisht policia njoftoi se në trupin e të riut nuk kishte shenja dhune dhe se vdekja mund të ishte shkaktuar nga një arrest kardiak.

Ai u gjet i vdekur pranë banesës së tij. 34 vjeçari punonte në një firmë këpucësh në qytetin e Vlorës dhe nga ana e policisë nuk njihet si person me precedent penal.

Banorët thanë për gazetarin e Ora News, Edi Ruçi se ai pushonte shpesh turni i tretë në firmën e këpucëve. Ndërsa mbrëmë ishte kthyer rreth orës 00:00 në banesë nga puna.

Viktima ishte baba i një vajze 7-vjeçare.

Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të autorit/ve.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI