Flash

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

Terror në Astir/ Ç’ndodhi në 12 orë përleshje me gaz e molotov. Pas dhunës bien 33 shtëpi

Lapsi.al 13 November 2019
Terror në Astir/ Ç’ndodhi në 12 orë përleshje

Ajo që prej një viti i druhej një lagje e tërë në Astir, ndodhi. Mëngjesin e së martës, ende pa u gdhirë mirë, në shtëpitë e banorëve që preken nga projekti për ndërtimin e Unazës së Madhe, mësynë mjetet e rënda të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit e përpara tyre policë të shumtë, për të neutralizuar rezistencën e banorëve.

zjarr unaza4

Plot 33 ndërtesa, nga një deri në katër kate u rrafshuan. Ky është bilanci i punës së IKMT-së, në fund të 12 orëve, që nuk u kaluan paq. Gurë, shkopinj, shishe me benzinë, gaz lotsjellës e molotov janë përdorur nga të dyja palët, njëra në mbrojtje të pronës, e tjetri për vendin e punës.

unaza15

PËRPLASJET

E gjithë zona e Astirit, e madje edhe dy akset kryesore të rrugës, u gjendën të blinduara nga Policia e mjete të rënda për prishje nga IKMT-ja, që prej orës 5:30 të mëngjesit të djeshëm. Të përgatitur për këtë ndërhyrje, pas njoftimit të ardhur nga institucionet, dhe pas një nate të gjatë qëndrimi zgjuar për të mos lejuar prishjen e banesave, banorët, të shoqëruar dhe nga të tjerë që nuk prekeshin drejtpërdrejt nga aksioni, nuk mundën të ndalonin ndërhyrjen.

Sapo fadromat u afruan të preknin pasurinë e tyre, pronën, banorët u kundërpërgjigjën duke hedhur në drejtim të Policisë gurë, shkopinj, shishe me benzinë e mjete të ndryshme. Kundrejt tyre, Policia u desh të përdorë gaz lotsjellës. I gjithë aksioni që u mbyll në orën 18:00, u shoqërua me përplasje të dhunshme e arrestime. Orët e para qenë ato më të vështirat.

zjarr unaza1

“Ishim rrethuar nga të katër anët me policë. Hodhën katër herë gaz lotsjellës e dy herë molotov”, shprehet njëra prej banoreve të zonës, duke thënë se do ta kalonte natën jashtë. Ndërsa disa të tjerë, të ardhur nga Kukësi, që kanë prekur nga afër pasojat e dëbimeve masive nga shtëpitë në Kosovë, e paralelizojnë këtë ndodhi me një gjendje të mirëfilltë lufte.

unaza10

“E gjithë skena duket si në 1999-ën kur bënin luftë kundër regjimit të Millosheviçit. Kosova ishte e pushtuar dhe po luftonte për liri. Sot, Shqipëria, 100 vjet shtet, është pushtuar nga krimi i organizuar”.

Të mbetur pa çati mbi krye, në fund të ditës, banorët e dhunuar deklarojnë se do të vazhdojnë të vetmen gjë që u ka mbetur në dorë, betejën ligjore.

SHEMBJA E BANESAVE

Shpallja e fituesit për lotin e parë të projektit për zgjerimin e Unazës së Madhe nga aksi “Pallati me shigjeta-Rrethrrotullimi Shqiponja”, çliroi nga pengesat ligjore IKMT-në për të vijuar punën me prishjen e ndërtesave. Ishte ora 9 e mëngjesit kur objektit të parë të shënjuar me kryq në hartën ku kalon Unaza, iu vu ruspa, për ta çuar deri në fund të ditës 33 numrin e objekteve të prishura: 15 njëkatëshe, 11 dykatëshe, 6 trekatëshe dhe një objekt katërkatësh.

unaza6

Por, çështja u agravua sapo banorët panë fadromat e IKMT-së të lëviznin. Përpara se të mbërrinin këto të fundit aty, në vendndodhje kishin asistuar më parë forca të shumta Policie. Dy kordonë të gjatë siguruan zonën afër rrethrrotullimit e deri në brendësi të Astirit, ku do bëheshin prishjet e planifikuara. Nga ana tjetër, të tjerë nga uniformat blu bashkë me ndërhyrjen e shpejtë ishin gatitu për të ndërhyrë, me qëllim për të siguruar që asnjë të mos cenonte punën e inspektoratit. Vetëm 11 orë e gjysmë punë u desh që dhjetëra banesa të bëhen rrafsh me tokën.

zjarr unaza6

Gra e të moshuar, 12 persona të lënduar te Trauma

Banorë e qytetarë kanë mbetur të lënduar nga përplasja e dhunshme midis dy palëve. Spitali i Traumës, i cili ka dhënë ndihmën e parë, flet për 12 persona, midis të cilëve tetë qytetarë dhe pesë punonjës Policie, të stacionuar që prej orëve të hershme të mëngjesit të së martës, për të ndalur rezistencën e banorëve ndaj punonjësve të IKMT-së. “Spitali Universitar i Traumës bën me dije se aktualisht po marrin shërbim 12 persona, nga të cilët 5 efektivë Policie dhe 7 protestues, të lënduar në zonën e Astirit.

banori-unazes se re

Asnjë prej personave të lënduar nuk është në rrezik për jetën. Spitali është në gatishmëri të plotë”, thuhet në deklaratën e shkurtër të Spitalit të Traumës. Isuf Gjata, Artur Muja, Gentjan Alla, Çerçiz Jaçe, Adelina Shehu, Dhurata Shehu dhe Lindita Protoduari janë shtatë emrat e banorëve që mësohet të kenë pësuar fraktura jo të rënda në kokë e trup. Nga ana e Policisë, numri i të dëmtuarve ka qenë më i madh se ai i raportuari, por këta të fundit nuk janë paraqitur në spital për të marrë mjekim.

Përpos dhunës me banorët e prekur nga projekti, nuk kanë munguar përplasjet e Policisë me individë që thjesht dëshironin të kalonin rrugën për në destinacionet e tyre. Bllokimi i një prej akseve rrugore më të rëndësishme në zonën që lidh bllokun e Astirit me pjesën tjetër të qytetit e agravoi situatën edhe më tepër. Shumë fëmijë humbën orën e parë të mësimit, ndërsa punonjës orë pune.

PANORAMA

Të këshilluara

Digjet një makinë një Bllok (VIDEO)

Një automjet në Tiranë është përfshirë nga zjarri duke u djegur pjesërisht. Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes në rrugën ‘Sami Frashëri’, ndërsa nuk dihen...

19:34

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI