Flash

'Punoja nën presion', Arta Marku: Roli im është simbolik pasi kompetencat i kam të kufizuara

Lapsi.al 13 November 2019
'Punoja nën presion', Arta Marku: Roli im është

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku doli përpara Këshillit të Lartë të Prokurorisë për t’u pyetur si një nga tre kandidatet për kryeprokurore dhe tha se gjatë kohës që ka punuar si kryeprokurore, është vendosur nën presion politik dhe mediatik.

Megjithatë, kryefjala e saj përpara KLP-së ishte se ajo nuk mund të bënte më shumë për shkak se kompetencat i ka pasur të kufizuara.

Marku tha se roli i saj është më shumë simbolik.

“Pritshmëritë kanë qenë të larta, lidheshin me çështje konkrete, megjithatë për shkak të kompetencave të kufizuara nuk kam arritur të realizoj pritshmëritë”.

“Hetimi është jashtë kompetencave të Prokurorit të Përgjithshëm, askush nuk është kujdesur të sqarojë një herë e mirë që roli i Prokurorisë të Përgjithshme ka ndryshuar, tanimë është me rol simbolik për sistemin në tërësi”.

“Nuk i kam realizuar pritshmëritë, po jo për fajin tim apo aftësive profesionale, po për shkak të reformës në veprim e sipër dhe kompetencave të kufizuara. Nëse do kthehesha pas, nuk do bëja asgjë më shumë e asgjë më ndryshe për shkak të kompetencave”.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI