Flash

Ndërron jetë regjizorja shqiptare

Lapsi.al 13 November 2019
Ndërron jetë regjizorja shqiptare

Ditën e sotme regjisorja Arzana Kraja, ka ndërruar jetë. Ajo është gjetur pa shenja jete në lagjen “Kalabria” në Prishtinë dhe ende nuk është bërë i ditur shkaku i vdekjes.

Për “Gazetën Express” zyrtarë nga Prokuroria kanë treguar se rasti po cilësohet si vdekje e dyshimtë, ndërkohë me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“Prokuroria ka dalë në vend të ngjarjes është konstatuar se ka vdekur një grua. Po cilësohet si rast i dyshimtë trupi është dërguar për obduksion me urdhër te prokurorit”, kanë thënë nga Prokuroria

Lajmin e ka konfirmuar Qendra Kinematografike e Kosovës ku ka shprehur edhe ngushëllimet për këtë ngjarje të rëndë.

“Jemi të shokuar nga lajmi për vdekjen e regjisores Arzana Kraja! Angazhimi i sajë në fushën e kinematografisë ishte i jashtëzakonshëm! Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë bashkëpunëtorëve!”, thuhet në njoftim.

Arzana Kraja ishte e bija e kryetarit të Akademisë së Shkencave të Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja.

Ajo ka dalluar gjithmonë për talentin e saj dhe i përkiste brezit të ri të regjisorëve në Kosovë.

Regjisorja kosovare njihet për filmin ‘Shkurta’, ndërsa ishte edhe regjisore e filmit të metrazhit të gjatë, “Fusha e mëllenjave” që bëri hapjen zyrtare të edicionit të 11 të PriFest 2019.

“Fusha e Mjellmave” ishte pretendonte për çmim edhe në ngjarjen prestigjioze të filmit ‘Berlinale’.

Të këshilluara

Liam Payne: Kam menduar të vras veten

Liam Payne ka shokuar fansat me deklaratën e tij më të fundit duke u shprehur se ka menduar të vras veten. Këngëtari ka thënë se dikur pasur mendime që e shtyni...

13:41

Demi Lovato prezanton të dashurin (Foto)

Ditën e djeshme këngëtarja e njohur Demi Lovato ka prezantuar për të gjithë ndjëksit e saj të dashurin e ri. Këngëtarja publikoi një foto initme me modelin e...

11:30

Kim prezanton projektin e ri me Marion

Kim Kardashian do nxjerrë shumë shpejt në treg, bashkëpunimin e saj të dytë me grimierin e famshëm shqiptar, Mario Dedivanoviç. Projekti ...

10:56

Gruaja e El chapos, pjesë e serialit reality

Gruaja e El Çapos, Ema Koronel Aispuro, do t’i bashkohet shfaqjes “reality” që jepet në VH1, “Anëtarët e Kartelit”. Paraqitja e saj e parë do të jetë më 18 nënt...

19:00

Chrissy Teigen nderohet me cmim

Chrissy Teigen, tashmë për të gjithë ne është e njohur si bashkëshortja e yllit të “All of Me”, John Legend. Modeles dhe yllit televiziv së fundmi iu dha shpër...

18:12

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI