Flash

"Minishengeni Ballkanik"/ Pse Albin Kurti po e godet "pas shpine"Ramën

Lapsi.al 13 November 2019
"Minishengeni Ballkanik"/ Pse Albin Kurti po e godet "pas

Albin Kurti po i shton dozat e shigjetimeve kundër  nismave të përbashkëta Rama - Vuçiç. Megjithëse nuk ka shprehur kundërshtim të hapur ndaj idesë që vazhdoi të përunohet në takimin tripalësh të liderave të Ballkanit Perëndimor në Ohër, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, e ka konsideruarar atë si veprim të nxituar.

Në fakt ideja, e minishengenit Ballkanik surprizoi jo pak vetë për shpejtësinë me të cilën atë e hodhën në treg kryeministtri shqiptar dhe presidenti Serb që me ndihmën e Aleksis Sorosit arritën të rekrutojnë edhe shefin e ekzekutivit në Shkup, Zaev. Kjo shpejtësi ka ngjallur dyshimin se mos dy burrat e fortë të Beogradit dhe Tiranës janë më shumë të interesuar për të mbajtur në këmbë aureolën e liderve që mund të vendosin për Ballkaninn, sesa janë të interesuar  për interesin qytetar për lëvizjen e lirë të mallrave dhe të njerëzve. Ky dyshim bëhet edhe më i fortë po të mendosh se vetëm pak javë më parë edhe Rama edhe Vuçiç ishin idhtarë të ngritjes së mureve, duke mbështetur identë e ndryshimit etnik të kufijve dhe papritmas u shndërruan në armiq të ngritjes së mureve dhe dashnorë të lëvizjes së lirë. Edhe më i dyshimtë është fakti se ky transformim u bë kaq me shpejtësi. Pikërisht këtë nxitim ka fshikulluar edhe Albin Kurti.

Lexo më tej:

Shengeni Ballkanik/ Si po manipulon Edi Rama ?

 Sipas Albin Kurtit, Shqipëria zyrtare duhej të priste deri në formimin  qeverisë së e re në Kosovë, e jo të nxitohej me takime  të tilla në Novi Sad e Ohër. Mediat kosovare shkruajnë se Kurti ka theksuar se Shqipëria një gjë të tillë fillimisht duhet ta konsultonte me Kosovën, e më pas ta niste me shtetin e Serbisë.

“Një lloj vrapi në Novi Sad dhe në Shkup, është gabim në hapa. Nuk nis me Serbinë kjo punë. Nis Kosovë-Shqipëri, vazhdon Kroaci-Bullgari, vazhdon Sarajevë zyrtare, Podgoricë zyrtare, Shkup zyrtar e Beogradi në fund. Sepse i tillë çfarë është ai i pa penduar për luftërat dhe krimet e shkaktuara në luftim të vazhdueshëm me Moskën e Putinit nuk mund të ketë. Rrjedhimisht mendoj që edhe mbledhja e Novi Sadit edhe mbledhja e Ohrit ishin gabim në hapa. Shqipëria zyrtare u ankua se nuk ka pasur qeveri të denjë në Kosovë, për bashkëpunim çfarë ajo ka dashur, e ka qenë e nevojshëm për të gjithë neve. Meqenëse ka pritur Shqipëria zyrtare për një qeveri të denjë të Kosovës shumëvjet, ka mundur të pres edhe pak javë që të formohet kjo qeveri, e të bashkëpunojmë siç dum të gjithë ne”, u shpreh Kurti, raporton Kosova Press.

Edhe një ditë më parë, kandidati për kryeministër i Kosovës, në një intervistë në "5 pyetjet nga Babaramo", theksoi se dy vendet tona më parë duhet të rakordojnë me njëri tjetrin, e pastaj të flasin me të tretët.

Albin Kurti i vendos korrnizat e kuqe Ramës

Megjithëatë deri më tani, Kurti ka shigjetuar modalitetet por nuk ka dalë hapur as pro as kundër idesë të etiketuar si Mini-Shengen Ballkanik. Ai është treguar disi më i rezervuar se partneri i tij i ardhshëm i koalicionit, Isa Mustafa që e ka quajtur atë me një përpjekje për të ringjallur Jugosllavinë.  

©Lapsi.al

Të këshilluara

Shengeni Ballkanik/ Si po manipulon Edi Rama ?

Edi Rama po gjendet gjithnjë e më i rrethuar mes faktorëve shqiptarë për të shtyrë përpara idenë e përbashkët me Vuçiçin, atë për një mini-Shengen Ballkanik. Ai...

12:36

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI