Flash

Kandidati për kryeprokuror bën deklaratën e fortë: Burgosim “të dobëtit” dhe përgatisim fidanishtet e krimit

Lapsi.al 13 November 2019
Kandidati për kryeprokuror bën deklaratën e fortë: Burgosim

Kandidati në garën për kryeprokuror, Olsian Çela ka bërë deklarata të forta gjatë intervistës me trupën e KLP-së. Ai u shpreh se prokurorët kanë aplikuar gjithnjë masa penale të ashpra, sidomos me shtresat më të dobëta të shoqërisë. Më tej, tha se ka avokatë të cilët firmën e hedhin atje ku u kërkohet dhe jo ku duhet. Çela theksoi se shteti ligjor duhet të garantojë të drejtën e qytetarëve.

“Ka raste kur kanë pretenduar dhunën, mungesën e autenticitetit të firmës në atë që kanë firmosur shpesh..kanë kërkuar avokatë mbrojtës dhe kemi konstatuar mbrojtje jo efektive nga avokatët që caktohen nga oficerët gjyqësorë në momentet e para. Këto janë sinjalizime që ne na vijnë shpesh dhe kur përgatita këtë platformë, ishte një nga gjërat që më shqetësonte më shumë. Se, çfarë do të kishte kuptim ky sistem ligjor nëse ne s’do jemi në gjendje t’i sigurojmë garancitë themelore, kur qytetarëve u kufizohet liria? Avokatët shpesh s’janë avokatë, vendosin firma aty ku u thuhet të firmosin. Njerëzit izolohen dhe një avokat që s’bën detyrën, kjo është shumë e rrezikshme. Këto gjëra duhet të marrin fund. Shteti ligjor duhet të garantojë të drejtën e qytetarëve. Nga njëra anë të kontrollojmë prokuroret e oficerët dhe nga ana tjetër mbrojtja të jetë jo informale.

Problemet shtrihen te politika penale, keni dëgjuar që përvec ashpërsimit të dënimeve të ketë masë tjetër penale? I kemi krahasuar me ndonjë vend tjetër të rajonit në BE, cilat janë masat e dënimeve që ka kodi shqiptar, a na kanë dhënë rezultatet e pritura? Këto masat e sigurimit që ne japim vend e pavend, e mendojmë cfarë pasojash shkaktojnë te familjet e atyre që izolohen? A ka qenë e nevojshme vërtetë që prokurori në cdo rast të shkojë të kërkojë masa ekstreme? A e kemi menduar që ai personi që kërkohet një masë ekstreme ka një familje, fëmijë, punë? Duke qenë të ashpër, dhe me vjen keq ta them, kemi qenë të ashpër me shtresat e dobëta, ne thellojmë problemet sociale e duke bërë këtë përgatisim breza të rinj që janë në rrugë sot e nesër janë fidanishtet e krimit”-tha Cela.

Olsian Çela po garon së bashku me Arta Markun dhe Fatjona Memçaj për Prokuror i Përgjithshëm me mandat të plotë 7-vjeçar, që pas vlerësimit në Këshillin e Lartë të Drejtësisë do të kalojë për votim në parlament.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI