Flash

Gara për kryeprokuror/ Dështimi i turpshëm i Arta Markut

Lapsi.al 13 November 2019
Gara për kryeprokuror/ Dështimi i turpshëm i Arta Markut

Në konkurimin mes tre kandidatëve të mbetur në garën e shpallur nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, kryeprokurorja Arta Marku ka rezultuar një dizastër në prezantimin e saj. Përballë rivalëve, Fatjona Memçaj dhe Olsian Çela, Marku, u paraqit me profilin e një shtëpiakeje të rëndomtë, pa vizion, me një fjalor ekstremisht të varfër, pa asnjë objektiv serioz për të ardhmen dhe me justifikime krejtësisht qesharake.

Prokurorja e Apelit, Fationa Memçaj (foto poshtë), demonstroi njohuri të gjëra të sistemit, një erudicion që i tejkalonte suazat e profesionit të saj, një aftësi për të shpjeguar nuanca të holla mes prokurorit të hetimit dhe atij gjyqësor, gjëra të gjitha këto që vizatonin profilin e një juristi që “përpara se t'i frikësohet të fortëve, i friksohet ligjit”.

Po ashtu edhe rivali tjetër, prokurori i krimeve të rënda, Olsian Çela (foto poshtë), shpalosi një platformë më të detajuar se të gjithë kandidatët, një sens drejtësie që lidhet me gjithë shoqërinë, duke shkuar përtej gjykatësve dhe prokurorëve, një reflektim për rolin e prokurorit të pavarur por jo të papërgjegjshëm, referenca teorike nga universiteti i Harvardit, duke demonstruar se jo më kot ka qenë ai që ka shpënë në burg koka të krimit.

Përballë dy platformave të rivalëve, në një sistem konkurimi, ku për dhjetë minuta shpreheshin idetë e gjithësecilit dhe pastaj kalohej në pyetje nga anëtarët e KLP-së, Arta Marku la përshtypjen e një nxënëseje mbetëse të fillores që garonte me profesorë universiteti.

Dhe kjo përshtypje nuk vinte vetëm nga rreshtimi politik, dështimi dy vjeçar në detyrë, zgjidhjes partizane që ajo i ka dhënë aferave të mëdha, por mbi të gjitha nga zbrazëtia e saj profesionale.

Kryeprokurorja e përkohshme dy vjeçare, u mundua të përligjte se ajo nuk i kishte arritur pritshmëritë e publikut, sepse aq kompetenca ligjore i ishin lënë në dorë, ndërkohë që rivalët u treguan shumë më optimistë se gjërat mund të ndryshohen.

arta marku KLP

Ajo e shfrytëzoi kohën e saj të prezantimit më shumë duke recituar CV e saj, pa shpalosur një vizion për të nesërmen, duke e detyruar kreun e KLD, Gent Ibrahimi të ndërhynte dy herë: “Kaloni tek vizioni juaj”.

Psataj, ajo dështoi tërësisht tek pyetja që i adresohej të gjithë kandidatëve: “Çfarë garancie ka se ju jeni imun nga ndërhyrjet e politikës”. Ajo dredhoi paturpësisht se kishte kërkuar burg për ish kryebashkiakun e Vorës, një gjë të cilën e bëri vetëm pasi Agim Kajmakun e shiti dhe parta e tij, të cilën po e dëmtonte politikisht. Por duke u mbrojtur në këtë mënyrë ajo bëri një autogol. Sepse me këtë rast që e konsideroi si meritë, ajo pranoi se paskësh pasur kompetenca në dorë, ndërkohë që për dështime të mëdha si dosjet e blerjes së votave në Durrës dhe Dibër, ajo s’ka bërë asgjë duke pretenduar se s’ka kompetenca.  

Pra, nga kjo garë që u zhvillua “live” në sytë e publikut u kuptua qartë se Arta Marku, as “politikisht” as profesionalisht, nuk ka pothuajse asnjë shanc të renditet më lart se vendi i tretë në klasifikimin që KLP duhet t'i shpjerë parlamentit për votim. Me paraqitjen e saj, ajo zbardhi dhe misterin se përse u zgjodh vetëm me votat e socialistëve, një prokurore sa partizane po aq dhe jo profesionale për të kryer misionin dy vjeçar të së “përkohshmes”. 

Tani, pas kësaj seance turpëruese për të, që Marku të vazhdojë të mbetet në detyrë, ka realisht vetëm dy mundësi: Ose KLP t'i vërë përfundimisht njollën e së kapurës vetes, duke e renditur më lart se vendi i tretë, ose që Edi Rama dhe Ulsi Manja të rekrutojnë edhe votat e opozitës fallco, për ta emëruar atë si zgjedhje politike të parlamentit.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Shengeni Ballkanik/ Si po manipulon Edi Rama ?

Edi Rama po gjendet gjithnjë e më i rrethuar mes faktorëve shqiptarë për të shtyrë përpara idenë e përbashkët me Vuçiçin, atë për një mini-Shengen Ballkanik. Ai...

12:36

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI