Flash

Angela Martini tregon tentativën e përdhunimit në vitin 1996 në Shkodër

Lapsi.al 13 November 2019
Angela Martini tregon tentativën e përdhunimit në vitin 1996

Një rrëfim mbi të kalurën e Angela Martini dhe nënës së saj është përmbledhur në një libër i shkruar nga vetë modelja, “Dashuri, Shpresë, Dritë”. Subjekti i librit i përket totalisht jetës së vështirë dhe të kaluarës jo dhe aq të lehtë të Angelës dhe nënës së saj. Rrëfimi i Martinit nis me martesën e parë të së ëmës në moshën 20-vjeçare dhe vijon me lindjen e vëllait të saj të madh e më pas divorcin. Mirëpo e ëma u martua sërish me bashkëshortin e parë dhe pasi lidhja e tyre nuk funksiononte më u ndanë përfundimisht.Ndër të tjera modelja rrëfen se cila ishte arsyeja kryesore e vajtjes në Zvicër, çfarë e detyroi nënën e saj ta dërgonte në një vend të largët e mbi të gjitha të jetonte në një banesë me bashkëshorten tjetër të babait e cila nuk i falte aspak dashuri. Tentativa për përdhunim në vitin 1996 e dërgoi Angelën shumë larg familjarëve dhe vendit ku jetonte. Teksa ishte duke luajtur me një shoqe në një prej lagjeve të Shkodrës një burrë i afrohet dhe i bën disa pyetje rreth familjes e më pas i thotë të shkojë me të për t’i blerë akullore.  Angela rrëfen se pak më tutje ajo dalloi një makinë që e priste me një burrë tjetër brenda dhe e kuptoi që do ta rrëmbenin, për këtë arsye i kafshoi dorën burrit që kishte përballë dhe bërtiti, duke bërë që të gjithë të dilnin jashtë.

Të këshilluara

Rikthehen Friends-at

Seriali i famshëm televiziv “Friends” duket se do të rikthehet 25 vite pasi u shfaq për herë të parë në televizion, duke plotësuar kështu lutjet dhe dëshirën e ...

16:33

Ndërron jetë regjizorja shqiptare

Ditën e sotme regjisorja Arzana Kraja, ka ndërruar jetë. Ajo është gjetur pa shenja jete në lagjen “Kalabria” në Prishtinë dhe ende nuk është bërë i ditur shkak...

15:13

Liam Payne: Kam menduar të vras veten

Liam Payne ka shokuar fansat me deklaratën e tij më të fundit duke u shprehur se ka menduar të vras veten. Këngëtari ka thënë se dikur pasur mendime që e shtyni...

13:41

Demi Lovato prezanton të dashurin (Foto)

Ditën e djeshme këngëtarja e njohur Demi Lovato ka prezantuar për të gjithë ndjëksit e saj të dashurin e ri. Këngëtarja publikoi një foto initme me modelin e...

11:30

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI