Flash

Stuhia shkatërron rrjetin elektrik të Librazhdit

Lapsi.al 12 November 2019
Stuhia shkatërron rrjetin elektrik të Librazhdit

Moti i keq me shi e erë të fortë, ka sjellë probleme në rrjetin shpërndarës të energjisë në vend, ku, sipas OSHEE, janë shkatërruar një numër i konsiderueshëm shtyllash elektrike dhe disa km përcjellës të rrjetit.

Situata më problematike paraqitet në rrethin e Librazhdit, ku si pasojë e erërave të forta janë thyer disa pemë, të cilat kanë dëmtuar linjat e Tensionit të Mesëm 6 Kv të fiderave 3 në Nënstacionin Elektrik të Përrenjasit që furnizon me energji një pjese të qytetit të Përrenjasit dhe zonën e Njësisë Administrative Stravaj.

Nga rrëzimi i pemëve janë këputur gjithashtu edhe mjaft përcjellës, ndërsa është ndërprerë energjia edhe fiderin nr 6 po në Nënstacionin Përrenjas, që furnizon me energji zonën e Qukësit, Berzeshtës, Fanjës, Karkavecit etj. Grupet e punës së OSHEE po punojnë për riparimin e dëmeve.

Të këshilluara

Digjet një makinë një Bllok (VIDEO)

Një automjet në Tiranë është përfshirë nga zjarri duke u djegur pjesërisht. Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes në rrugën ‘Sami Frashëri’, ndërsa nuk dihen...

19:34

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI