Flash

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Kuvendi zgjodhi anëtaret e Gjykatës Kushtetuese në shkelje të Kushtetutës

Lapsi.al 12 November 2019
Kuvendi zgjodhi anëtaret e Gjykatës Kushtetuese në shkelje

Kuvendi zgjodhi sot Elsa Toskën dhe Fiona Papajorgjin ai anëtaret e reja të Gjykatës Kushtetuese, në shkelje flagrante të Kushtetutës.

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese zgjidhen sipas një radhe të përcaktuar nga dispozitat tranzitore të Kushtetuese, ku specifikisht neni 179(2) parashikon:

“Anëtari i parë për t’u zëvendësuar në Gjykatën Kushtetuese emërohet nga Presidenti i Republikës, i dyti zgjidhet nga Kuvendi dhe i treti emërohet nga Gjykata e Lartë. Kjo radhë ndiqet për të gjitha emërimet që do të bëhen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.”

Ndjekja e kësaj radhë, megjithatë, u bë gati e pamundur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), i cili detyroi Presidentin dhe Parlamentin të zgjidhin 2 anëtarë, respektivisht përpara datës 8 nëntor dhe 13 nëntor.

Në 7 nëntor, Presidenti Ilir Meta bëri të qartë se veprimet e KED-it do të çonin në një procedurë antikushtetuese përzgjedhjeje, procedurë e cila ka qënë jo transparante në të vërtetë.

Mbasi afati i Presidentit mbaroi, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi deklaroi sot se Arta Vorpsi, kandidatja e renditur e para në listën e kandidatëve për vendin që duhet të zgjedhë presidenti, ‘rezulton të jetë shpallur e emëruar për vendin vakant.’ Për këtë arsye ajo nuk mund të zgjidhet më nga kuvendi.

Emërimi i Arta Vorpsit shkeli radhën e përcaktuar nga Kushtetura. Si pasojë, të dy listat dërguara Parlamentit nga KED janë antikushtetuese, sepse kishin më pak se 3 kandidatë: njëra listë kishte si kandidate Elsa Toskën dhe Fiona Papajorgjin, ndërsa lista tjetër vetëm Elsa Toskën.

Megjithatë, kryetari i parlamentit, Gramoz Ruçi, përfundoi “zgjedhjet”- e vendos në thonjëza – sepse ishin vetëm tre kandidatura për dy pozicione që përfundoi me zgjedhjen e Toskës dhe Papajorgjit.

Ruçi, i cili është ish ministër i Brendshëm i sistemit komunist dhe personi i fundit që duhet të përfshihet në këto punë, deklaroi:

“Deputetët janë vënë në dijeni të qëndrimit të Presidentit, lidhur me këtë i jam drejtuar KED-së, e cila i është përgjigjur kërkesës me arsyetimet përkatëse, dhe konkludon se kandidatja e parë automatikisht është e zgjedhur anëtare.

Duke patur parasysh që kishte vlerësime politike dhe proceduariale i jam drejtuar këshillit legjislacionit që është i vetmi mekanizëm që ka Kuvendi, që jep mendimin për kushtetuetshëmërinë. Këshilli ka konkluduar se duke parë propozimet e KED etj, dhe procedurën që do të votojmë ka arritur në konkluzionin që është tërësisht kushtetuese.”

Duhet të bëhet e qartë se i vetmi anëtar i ri i Gjykatës Kushtetuese i zgjedhur plotësisht sipas Kushtetutës është Besnik Muçi.

Tre kandidaturat e tjera janë zgjedhur në kundërshtim me nenin. 179 (2), ndër të cilat Papajorgji dhe Toska janë zgjedhur më tej në kundërshtim dhe me nenin. 125 të Kushtetutës, i cili përcakton se anëtarët duhet të zgjidhen nga “tre kandidatët e renditur të parët”. Për asnjë prej vendeve vakante nuk kishte më shumë se dy kandidatë, që do të thotë se në thelb nuk kishte mundësi zgjedhjeje.

Origjina e kësaj morie shkeljesh – e cila e ka dëmtuar shumë legjitimitetin e procesit edhe përpara se të arrijë një kuorum – është KED, i cili në vetvete është jo i plotë dhe i ashtuquajtur “i përkohshëm”. Rezultati është një reformë në drejtësi që po deformohet edhe më tej, duke prodhuar një gjyqësor të deformuar pa asnjë bazë ligjore, por i përcaktuar nga forca e nevojës politike dhe presionit ndërkombëtar.

Tre anëtarët e rinj të zgjedhur të Gjykatës Kushtetuese, gjithsesi akoma nuk janë në detyrë. Ata duhet të betohet përpara Presidentit, në mënyrë që të nisin detyrën, siç e parashikon neni 129 i Kushtetutës.

Këta anëtarë janë zgjedhur në kundërshtim me ligjin më të lartë të Shqipërisë. Presidenti duhet të bllokojë betimet e tyre dhe të tre vendet e lira duhet të rishpallen nga fillimi, në mënyrë që gjyqtarët e rinj të zgjidhen sipas Kushtetutës, dhe Parlamenti në të vërtetë të ketë mundësi zgjedhje.

Reforma në drejtësi bazohet në sundimin e ligjit, ndaj kurrë nuk duhet të lejohet të procedojë në kundërshtim me të.

Të këshilluara

Pse më erdhi turp nga Edi Rama në Beograd?

Më 10 tetor 2019, pas takimit në Novi Sad me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, presidenti i Serbisë...

18:37

Hileja e një shengeni ballkanik

Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia Veriore do të nënshkruajnë aspiratat për treg të përbashkët. Si tutje me një ide lehtë të thyeshme? 1. Thuhet (si edhe për...

10:41

Kujt t'i besojmë në këto kohë tërmetesh

Mediat amerikane dhe të Europës Perëndimore, rreth dy javë më parë, kishin ditë që përgatisnin publikun se një uragan po afrohej drejt bregut të kontinentit ame...

21:02

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI