Flash

"Thirrja jonë e fundit për qeverinë", Reuters jehonë protestës në Tiranë

Mijëra studentë shqiptarë u përballën sot me policinë në Tiranë, teksa protestonin kundër cilësisë së arsimit dhe mungesës së mundësive për punësim pas diplomimit. Përplasjet e dhunshme shënuan një eskalim të tensionit mes rinisë dhe qeverisë, duke lënë pas disa të lënduar dhe arrestime.

18:32

Gjykata “arrest me burg” në mungesë për Agim Kajmakun

Lapsi.al 12 November 2019
Gjykata “arrest me burg” në mungesë për Agim Kajmakun

Gjykata e Tiranës ka vendosur arrest në burg në mungesë për ish-kreun e Bashkisë Vorë Agim Kajmaku, ndaj të cilit një ditë më parë prokuroria lëshoi urdhër arrestin.

Po kështu mësohet se Gjykata ka urdhëruar kontrollin e banesës së Kajmakut, i cili është kryer tashmë për të gjetur prova që vërtetojnë shpërdorimin e detyrës.

Policia ka shkuar në banesën e Kajmakut një ditë më parë për të kryer arrestimin por nuk e ka gjetur.

Kajmaku i zgjedhur kryetar i Bashkisë Vorë, u shkarkua nga KQZ më 1 nëntor pasi shkeli ligjin e dekriminalizimit duke mos deklaruar një dënim në Greqi.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

(VIDEO) Si e mbronte Rama-Kajmakun para shkarkimit sot si kryebashkiak për lidhjet me krimin 

Prokuroria nisi hetimet për të dhe e akuzon për disa vepra penale si shpërdorim detyre, sipas nenit 248 te Kodit Penal, falsifikimi i formularëve, neni 190 i Kodit Penal, dhe Ushtrim i funksioneve pas dhënies fund të detyrës, neni 249 i Kodit Penal.

Akuza e fundit ka të bëjë me një vendim të Kajmakut. Mësohet se pas vendimit të KQZ, Kajmaku ka shkarkuar nga detyra dy nënkryetarët e Bashkisë, megjithëse edhe vetë ishte zyrtarisht i shkarkuar si titullar i bashkisë Vorë.l

Kryebashkiaku Kajmaku u akuzua nga Partia Demokratike se ishte arrestuar në Greqi, nën emrin Jorgo Toto, për veprën penale të falsifikimit të parave, por që nuk e kishte paraqitur në formularin e Dekriminalizimit.

Akuzat e PD u konfirmuan edhe nga Prokuroria e Përgjithshme, e cila pasi bëri verifikimin e shenjave të gishtërinjve të Kajmakut dhe shenjat e gishtërinjve të shtetasit Jorgo Toto, të arrestuar në Greqi, rezultoi se ishte i njëjti person.

Fillimisht, ai i mohoi akuzat e opozitës, duke thënë se nuk ishte arrestuar asnjëherë, por pas konfirmimit nga Prokuroria, ai publikoi vendimin e Gjykatës së Janinës, që e shpallte atë të pafajshëm, duke thënë se nuk e ka ditur për dënimin në vendin fqinj.

Agim Kajmaku është kryebashkiaku i dytë i PS, i zgjedhur më 30 qershor, që largohet nga detyra pas akuzave të opozitës, pasi i pari ishte Valdrin Pjetri i Shkodrës, i cili dha dorëheqjen pasi u akuzua nga opozita se ishte dënuar në Itali për trafik droge, ndërkohë që rrezikon arrestimin për shkak të shkeljes së ligjit të dekriminalizimit.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI