Flash

"Thirrja jonë e fundit për qeverinë", Reuters jehonë protestës në Tiranë

Mijëra studentë shqiptarë u përballën sot me policinë në Tiranë, teksa protestonin kundër cilësisë së arsimit dhe mungesës së mundësive për punësim pas diplomimit. Përplasjet e dhunshme shënuan një eskalim të tensionit mes rinisë dhe qeverisë, duke lënë pas disa të lënduar dhe arrestime.

18:32

Basha nga spitali i Traumës i bën një paralajmërim Ramës dhe një premtim banorëve

Lapsi.al 12 November 2019
Basha nga spitali i Traumës i bën një paralajmërim

Nga spitali i Traumës ku vizitoi nga afër 7 banorët e plagosur pas përplasjes me policinë tek Astiri, ku po shemben disa ndërtime, Lulzim Basha i bëri një paralajmërim kryeministrit Edi Rama.

Ai tha se të gjithë përgjegjësit për dhunën e ushtruar sot ndaj banorëve të Unazës do të përballen me ligjin, duke nisur nga kryeministri Rama deri tek kryebashkiaku Erion Veliaj. Lideri i opozitës theksoi se dhuna që u regjistrua mëngjesin e sotëm në Astir ishte skenar i kreut të qeverisë.

“Ka dhe mbi 70 vjeç të gjakosur nga dhuna me shkopinj dhe me gushta, gratë të alivanosura nga përdorimi i gazit lotsjellës. Janë disa persona të lënduar. Një pjesë e tyre ndodhen të shtruar një pjesë jo. Ne po marrim të gjitha masat për t’u dhënë ndihmën e nevojshëm. Janë lënëduar dhe 5 efektivë të policisë dhe më pas janë larguar nga spital. Ky është një bilanc i një goditje të planifikuar nga Edi Rama, ndaj qytetarëve që mbronin shtëpitë e tyre. Ky është skenar që të cconte drejt gjakosjes dhe përgjakjes së qytetarëve drejt konfrontimit me forcat e rendit, për të mbuluar vjedhjen e Ramës dhe Veliajt për projektin e unazës. Nuk bëhet fjalë për një projekt zhvillimi. Ky projekt s’ka të bëjë me një rrugë të re, por ekzistuese që përdorej në mënyrë normale. Ishte projekt vjedhje i zbuluar nga qytetarët dhe i faktuar nga mediat botërore. Ky është akti kriminal, kundër jetës së banorëve. Duke dënuar me ashpërsi sjelljen kriminale, paralajmëroj gjithë përgjegjësit, urdhëruesit, Rama, Veliaj se do të mbajmë përgjegjësi para ligjit. Dita nuk do të vonojë. Ata do të përgjigjen për këtë dhunë barbare mbi nënat, baballarët dhe fëmijët”, tha Basha.

Lulzim Basha apeloi qytetarët të mos bien pre e skenarit të kryeministrit sipas tij, për të zhvendosur lajmin nga vjedhja e miliona eurove, te dhuna e banorëve të unazës. Kryedemokrati bëri edhe një premtim.

“Do t’i bëj thirrje qytetarëve e cdo punonjësi të ndershëm të policisë të mos bjerë pre e skenarit që synon të zhvendosë lajmin nga vjeshja e miliona eurove, te dhuna e banorëve të unazës. Jeta është e çmuar dhe do bëjmë gjithcka për të mbrojtur jetën e banorëve tanë.

Kemi një zotim politik me shkrim, cdo centimetër katror i pronës së tyre do të kompensohet me vlerën e tregut me ardhjen e PD-së në pushtet. Asnjë qindarkë nuk do të humbasë, cdo centimetër katror edhe i atyre të përjashtuara në mënyrë kriminale do kompensohen me vlerën e tregut.

Të gjithë ata të përfshirë në këtë akt kriminal, shtarazak do të përgjigjen deri në aktin e fundit. Dita nuk do të vonojë kur ata do të marrin dënimin e merituar nga ligji.

Opozita është e ka qënë në krah të banorëve të Astirit. ka qënë dhe është me ta, pa asnjë privilegj pa asnjë mandat. Opozita është njësh me qytetarët për të mbrojtur ligjin dhe kushtetën interesin publik, jo vetëm shtëpitë e tyre.” – tha Basha, në një prononcim për mediat nga spitali i Traumës. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI