Flash

Zgjedhja e dy anëtarëve të Kushtetueses, PD: Puç kundër drejtësisë me porosi të Ramës

Lapsi.al 11 November 2019
Zgjedhja e dy anëtarëve të Kushtetueses, PD: Puç

Për Partinë Demokratike, zgjedhja e dy anëtarëve të reja të Gjykatës Kushtetuese është konsideruar si një puç kushtetues kundër drejtësisë së pavarur.

Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi në një deklaratë nga selia blu tha se PD dënon projektin e rilindjes për të kapur Gjykatën Kushtetuese.

"Me porosi të Ramës u vu në jetë një puç kushtetues kundër drejtësisë së pavarur nga politika.

PD mbështet një gjykatë kushtetuese funksionale dhe të pavarur, por kurrsesi kjo që ndodhi sot. PD dënon projektin e Ramës për kapjen e Gjykatës Kushtetuese. Rama përmes KED ka paracaktuar anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese", tha Bardhi.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI