Flash

Shkelet Kushtetuta/ Votohen në Kuvend dy anëtaret e Gjykatës Kushtetuese

Lapsi.al 11 November 2019
Shkelet Kushtetuta/ Votohen në Kuvend dy anëtaret e Gjykatës

Pavarësisht debatit të gjatë në lidhje me procedurën, Elsa Toska e Fjona Papajorgji u votuan në Kuvend me shumicë votash si anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Megjithëse ndodheshi n kushtet e shkeljes flagrante të lijit, sepse deputetët kishin mundësi sipas kuhtetutës të zgjidhnin vetëm një anëtar, 105 prej yre u shprehën pro plotësimit të vedeve bosh nga Toska e Papajorgji.

Para votimit kryeparlamentari Ruçi sqaroi se Këshilli i Legjislacionit e ka konsideruar Kushtetuese procedurën e ndjekur, ndaj edhe vijoi me procesin e votimit.

“Për transparencë sot jemi në seancë që e kemi zhvendosur nga e enjtja në të hënë, kjo për të plotësuar afatin 30 ditor që detyron Kuvendin të shprehet lidhur me kandidaturat që KED i ka cuar Kuvendit.

Deputetët janë vënë në dijeni të qëndrimit të Presidentit, lidhur me këtë i jap drejtuar KED-së, e cila i është përgjigjur kërkesës me arsyetimet përkatëse, dhe konkludon se kandidatja e parë automatikisht është e zgjedhur anëtare. Duke patur parasysh që kishte vlerësime politike dhe proceduariale i jam drejtuar këshillit legjislacionit që është i vetmi mekanizëm që ka Kuvendi, që jep mendimin për kushtetuetshëmërinë. Këshilli ka konkluduar se duke parë propozimet e KED etj, dhe procedurën që do të votojmë ka arritur në konkluzionin që është tërësisht kushtetuese.  

Në listën e KED ishin renditur:  Arta Vorpsi, Elsa Toska, Besnik Muci, ky i fundit i dekretuar nga Presidenti.

Nga lista e paraqitur nga KED, Arta Vorpsi rezulton të jetë shpallur emëruar për vendin vakant, pas plotësimit të afatit 30 ditor, dhe në mungesë të ushtrimit të dekretimit, është botuar në fletore zyrtare. Kandidati i tretë gjithashtu i botuar në fletore zyrtare, me dekret të presidentit.” tha Ruci.

“105 vota pro, 2 kundër, 0 abstenim. Nuk kanë votuar 2 deputetë. Elsa Toska shpallet fituese për anëtare të Gjykatës Kushtetuese pas votimit të Kuvendit.” - u shpreh kryeparlamentari në përfundim të procesit të votimit.

Ndërkohë kandidatja tjetër në listë Fjona Papajorgji, u votua me 105 pro, 3 kundër, 8 abstenim, ndërsa 2 deputetë nuk morën pjesë në votim.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI