Flash

Transportonin klandestinë drejt Tiranës, arrestohen dy persona

Lapsi.al 11 November 2019
Transportonin klandestinë drejt Tiranës, arrestohen dy persona

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi u kapën duke transportuar 15 klandestinë në aksin Bilisht-Pogradec.

Gjatë operacionit "Udënishti" u goditen dy raste të veçanta dhe vunë në pranga:

- M.M.,19 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë

- P.Gj., 45 vjeç, banues në Tiranë

Policia informon se gjatë kontrollit të ushtruar përgjatë aksit rrugor Bilisht-Pogradec, u gjetën 12 shtetas të huaj në mjetin tip “Volvo” që drejtohej nga adoleshenti Marjus Metra.

19-vjeçari raportohet se kishte marrë një automjet me qira për të mos rënë në sy të policisë. Ai i mori klandestinët në Bilisht për t’i transportuar drejt Tiranës në këmbim të parave.

Po në të njëjtin aks, gjatë kontrollit në mjetin tip "Ford" të 45-vjeçarit u gjetën 3 shtetas të huaj.

Pas kryerjes së testit të alkoolit ky i fundit, rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

500 euro për klandestin

Të arrestuarit iu kishin premtuar shtetasve të huaj, kalimin dhe transportimin e tyre drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit prej 500 euro secilit.

Unifromat blu po punojnë për të vendosur përpara përgjegjësisë ligjore edhe persona të tjerë, të dyshuar si të implikuar në këto ngjarje.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI